PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Mbremje gala ne 50-vjetorin e Shkolles se Baletit


E Premte, 02 Maj 2008

Zhurme me shume se zakonisht. Prova, pergatitje intensive dhe emocione te medha ne mjediset e Shkolles se Baletit ne Tirane. Viti jubilar, 50-vjetori i themelimit te kesaj shkolle do te marre permasa te medha. Mbremjen e 3 majit, ne skenen e madhe te Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, qe per cdo nxenes se shkolles eshte synimi i madh, do te mbahet koncerti gala. Kremtim sic i ka hije nje date te madhe, ketij gjysmeshekulli prej krijimit te shkolles shqiptare te baletit. Drejtorja e shkolles, Blerina Arbana, rrefen se, "para se gjithash kemi menduar te nderojme figurat e pedagogeve me te shquar te 50 viteve. Per ta do te kete trofe ne kete mbremje te madhe qe shenon arritjet e te gjitheve ne keto 50 vite pune". E per kete mbremje, qe ajo te jete sa me speciale, dite me pare ne Tirane mberriti nje prej mjeshterve me te medhenj te baletit rus. Ai eshte Evgeni Vallukin, bashke me djalin e tij, qe po pergatisin balerinet shqiptare te ngjisin ne skene ne galane e madhe, aktin e dyte te baletit "Bajadera". Pikerisht per kete jubile, do te shohe driten e botimit edhe libri "Atje ku plazmohet madheshtia e artit", ne te cilen pasqyrohet fytyra e vertete e shkolles se baletit ne keto 50 vjet. Drejtoresha e shkolles, Arbana thekson se, "ne permbajtjen e ketij libri pasqyrohet fytyra e vertete e shkolles ne 50 vjet, dhe ka qene nje pune kolosale per te evidentuar hapat e shkolles sone qe njeheresh mund te konsiderohen edhe hapat e baletit shqiptar".

Baleti klasik eshte edhe pika e forte e kesaj shkolle dhe fale mjeshtrave tane te baletit, jane jo te pakte balerinet tane qe kane provuar suksesin e madh te skenave boterore. E kete gjithkush prej nesh e thote me krenari te madhe. Drejtoresha Arbana, shprehet se "specialiteti i shkolles sone ka qene dhe vazhdon te jete formimi ne baletin klasik, qe natyrisht per kushtet e vendit gjithnje eshte ndjekur edhe nga karakteri popullor. Pervoja e shkolles sone tani mund te thuhet me plot gojen se eshte goxha e madhe, dhe ne keto 50 vjet pune jane skalitur gjenerata te tera balerinesh". Pervjetoret e medhenj mbahen mend. E me te paharrueshem kete jubile do e bejne jo vetem trofete ne shenje falenderimi, jo vetem per ata qe gjithe pasionin e tyre e dhane ne ate shkolle, por edhe per ate cka nxenesit e tanishem te shkolles do te ngjisin ne skene. Ky eshte nje prej atyre pervjetoreve qe ka mobilizuar kedo ne shkolle, drejtues, mesues e pedagoge, sepse galaja e 3 majit do te jete edhe shprehja e asaj cka nxenes e pedagoge arrijne ne shkolle.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika