PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

“Akademia e Yjeve", sfida dhe debate


E Premte, 02 Maj 2008

Energjia e te rinjve te "Akademise se Yjeve" s'kishte se si te mos shperfaqej ne skene mbremjen e se merkures. Gara behet perhere e me e forte dhe sfidat cdo puntate edhe me te medha. Nata e trete e spektaklit te talenteve rinore shenoi edhe te eliminimin e radhes, Blerim Ahmeti. Mirepo, sfida me e madhe e kesaj mbremjeje ishte ajo ne hip-hop, ku 8 nxenes u vune perballe njeri-tjetrit per te treguar talentin e tyre. Sfide e cila ngjalli edhe shume debat, jo vetem mes nxenesve te akademise, por edhe pedagogeve. Por edhe konkurrentet e kenges nuk e paten me pak te lehte, pasi materialet muzikore te tyre qene jo pak te veshtira, ndaj edhe performanca e tyre mund te rrezikohej me lehte. "Simply the best" eshte nje nder ato kenge te veshtira ne repertorin boteror, por qe nxeneset e akademise munden ta perballonin me sukses. Sfide dhe debat ishin kryefjale e kesaj mbremjeje te trete te edicionit te trete te spektaklit. Eshte tradite qe ka edhe te ftuar mes sfidash. Shpesh personalitete te rendesishme te skenes shqiptare. E puntaten e shkuar, qene te ftuar dy fituesit e edicioneve te shkuar, Valon Sheku dhe Ajkuna Anxhaku, te dy kengetare. Jane talente te zbuluar nga producentja, njekohesisht edhe prezantuesja e "Akademia e Yjeve", Zana Cela. E nje pjese e mire e atyre qe kane dale prej kesaj skene qe zbulon talentet e reja tanime jane drejt rruges se veshtire te afirmimit ne art. Kengetare e balerine, por edhe instrumentistja Joana Kamimi u evidentua pikerisht ne kete skene, ne edicionin e pare te spektaklit. E tani ajo eshte e ftuar ne jo pak evenimente kulturore te rendesishme, ku s'mund te mos permendet performanca e saj ne Eurovizion, ne perfaqesimin e Shqiperise edicionin e kaluar te festivalit. Jane fare te rinj te gjithe, por me deshiren, energjine dhe pasionin e pashembullt per te ecur para. Jo me kot cdo jave qe kalon i gjen ata me te pergatitur, fale edhe punes se madhe te pedagogeve te tyre, qe punojne per ore te tera pergjate gjithe javes.

Deri tani jane eliminuar 3 nxenes, nje ne cdo jave. E keshtu do te vijoje te jete deri ne finalen e madhe, kur do te kemi edhe fituesin e radhes te edicionit te trete te spektaklit te talenteve rinore, "Akademia e Yjeve". Secili prej tyre ka synimin e madh, te arrije ne maje.

Munguan historite personale

Sic edhe ishte parapare, kete puntate historite personale do te mbeteshin jashte. E nese javen e shkuar qene rrefimet e dy nxenesve, ne mbremjen e se merkures, gjithcka u fokusua te debati. Jane histori te cilat ngjallin jo pak emocione ne publik, pervec sfidave qe konkurrentet kane mes tyre. Ndaj edhe producentet e spektaklit vendosen te perfshiheshin keto rrefime ne formulen e ketij viti.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika