PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Qeveria do t'i jape AMC 150 milione leke


E Premte, 02 Maj 2008

Qeveria nuk e ka miratuar dje nje projektvendim, sipas te cilit 150 milione leke do t'i jepen kompanise celulare AMC, si detyrime te prapambetura qe kompania kishte para se te shitej. Nderkohe shuma prej 150 milione lekesh perfshin edhe shpenzimet qe AMC ka kryer per shitjen e 12 per qind te aksioneve qe shteti ka ne kompani.

Rreth 80 milione leke nga e gjitha shuma e planifikuar per t'i kaluar AMC-se, detyrime tatimore qe kompania kishte para se te privatizohej. Gjithashtu 25 milione leke te tjera jane shlyerje shpenzimesh per shitjen e paketes shteterore te aksioneve te mbetura. Rreth 21 milione leke te tjera do t'i kalojne kompanise AMC per shlyerjen e borxheve te prapambetura ndaj, shoqerise, "Albaker". Gjithashtu, Ministria e Ekonomise ka projektuar ne favor te AMC edhe 24 milione leke te tjera, serish si shpenzime per procesin e shitjes se aksioneve te shtetit. Ortaku shtet zoteron 12 per qind te aksioneve ne AMC. Ligji per shitjen e ketyre aksioneve percakton se, vlera me e larte e dhene ne ankand per blerjen e pjeseve te kapitalit te zoteruara nga shteti i ofrohet fillimisht ortakut ose ortakeve jo shteterore, te percaktuar ne aktet e themelimit te shoqerise. Nese ortaku, te cilit i eshte bere oferta me vleften me te larte te ankandit, brenda nje afati prej jo me shume se 10 ditesh nga dita e njoftimit, shpreh gatishmerine per blerjen e pjeseve te kapitalit me kete vlefte, duke e vertetuar kete me pagesen brenda afatit te lartpermendur te vleres ne masen 30 per qind. Ne rast se miratimi nuk eshte dhene brenda afatit te mesiperm, oferta quhet e refuzuar dhe pjeset e kapitalit te zoteruara nga shteti i ofrohen personit, qe ka dhene vleften me te larte te ankandit. Ne autorizimin qe leshohet percaktohet pagesa e plote ne leke. Kjo pagese behet brenda nje afati prej 30 ditesh nga data e leshimit te autorizimit. Ne rast se pagesa e plote nuk kryhet, atehere mbahet 20 per qind e pageses paraprake. Kur nuk paraqitet asnje pjesemarres ne ankand, ortakut jo shteteror i ofrohen pjeset e kapitalit me cmimin e publikuar.

AMC, privatizimi ne vitin 2000

Leshimi i sinjalit te pare te telefonise celulare ne Shqiperi daton ne maj te vitit 1996 dhe lidhet me emrin e AMC-se. Privatizimi i kompanise perfundoi ne vitin 2000 kundrejt nje vlere monetare rreth 86 milione dollare. 85 per qind e aksioneve jane blere nga konsorciumi, Cosmote-Telenor.

B.Hoxha








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika