PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shqiperi-Turqi, tregti pa dogana


E Premte, 02 Maj 2008

Blerina Hoxha

Shqiperia dhe Turqia kane lehtesuar tregtine ndermjet tyre, per shkak se dje ka hyre marreveshja e tregtise se lire ndermjet dy vendeve. Turqia eshte vendi i fundit i rajonit me te cilen vendi yne arriti te finalizoje nje marreveshje te tregtise se lire. Marreveshja per tregti pa tarifa doganore pritet te stimuloje volumin tregtar ndermjet dy vendeve. Nderkohe qe Turqia eshte nje partner i rendesishem tregtar i Shqiperise. Volumi tregtar ndermjet Turqise dhe Shqiperise u rrit me 41 per qind ne 2007, duke arritur ne 318 milione dollare. Eksportet nga Shqiperia drejt Turqise u rriten me 90 per qind, duke arritur me 24 milione dollare, ndersa importet nga Turqia arriten ne 294 milione dollare. Nenshkrimi i Marreveshjes se Tregtise se Lire me Turqine ka shenuar vonesa te shumta qe ne momentin kur filluan negociatat. Raporti tregtar me Turqine paraqitet me rendesi per vete faktin se zhdoganimet e mallrave turke kane vlere per te ardhurat ne buxhetin e shtetit. Ekonomia shqiptare importon nga Turqia, kryesisht konfeksione. Ne kuadrin e globalizimit te ekonomise, Shqiperia ka ratifikuar marreveshjet si me poshte. Nje plotesim me te mire te nevojave te tregut, vecanerisht per mallrat dhe sherbimet qe mungojne ne nomenklaturat e sigurimit ne vend. Marreveshjet e tregtise se lire jane firmosur per te pasur nje fare influence ne uljen e cmimeve, rritjen e konkurrences ekonomike, nxitje te permiresimeve teknologjike te prodhimit vendas per te qene konkurrent ne tregun e hapur, ulje te kontrabandes, nxitje te prodhimit per eksport dhe rritje te eksportit. Mirepo, qekur Shqiperia ka nenshkruar keto marreveshje me rajonin dhe Bashkimin Evropian, shume nga keto pritje nuk kane ndodhur. Tregu nuk ka reflektuar ulje te cmimeve nga ulja e tarifave doganore dhe deficiti tregtar i vendit eshte thelluar edhe me shume. Aktivitetin tregtar me se shumti Shqiperia e ka me vendet e Bashkimit Evropian me me shume se 64 per qind te krejt volumit tregtar. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 81 per qind dhe importi 44,5 per qind, kurse me Greqine, eksporti eshte 10 per qind dhe importi 22,4 per qind. Disa nga partneret tane tregtare, me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane: per eksportin, Greqi, Kroaci, Kine etj., dhe per importin, Turqi, Austri, Itali, Rusi, etj. Ne dy-tre vitet ne vazhdim do te heqe totalisht tarifat doganore me vendet qe ka marreveshje te tregtise se lire.



Rajoni, marreveshje e perbashket per doganat

Vendet e rajonit te Ballkanit qe prej vitit qe shkoi aplikojne nje marreveshje te perbashket te tregtise se lire, te quajtur CEFTA. Permes saj sigurohet zgjerimi i marredhenieve me Bashkimin Evropian, me qellim perfundimtar integrimin e metejshem ne sistemin tregtar shumepalesh si dhe anetaresimin e vendeve te Rajonit ne Bashkimin Evropian.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika