PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ari Han publikon anti-Polonine

Jeton Selimi
E Premte, 02 Maj 2008

Nje dite pas konfirmimit nga federata polake, trajneri i Kombetares shqiptare, holandezi Ari Han, ka publikuar listen me 22 lojtare, te cilet do t'i nenshtrohen stazhit 8-ditor ne Reutlingen te Gjermanise, ne datat 20 dhe 28 maj dhe qe do te jene te gatshem per miqesoren e 27 majit kunder perfaqesueses se Polonise. Ne deklaratat e meparshme, Ari Han pati theksuar se do te grumbullonte 26 lojtare, te cilet do t'i testonte dhe prej tyre do te nxirrte nje grup prej 22 lojtaresh, por, me sa duket, vonesa ne konfirmimin e miqesores, e ka detyruar Hanin te therrase direkt nen arme ata qe ai i ka etiketuar si me te domosdoshmit.

Nuk pritej te grumbulloheshin, por duke iu referuar vete fjaleve te teknikut se nuk ia ka mbyllur deren askujt, mbetej nje shteg bosh per nje prej treshes Dede-Bushi-Haxhi. Por trajneri holandez, Ari Han, ka vendosur t'i qendroj besnik idese se tij te dy listave te meparshme dhe i ka lene jashte tre lojtaret qe me mbylljen e epokes se kroatit Oto Baric, shohin te mbyllet edhe epoka e tyre me fanellen kuqezi. Edhe pse Alban Bushi (lojtari qe pretendonte me shume nga te tre) ka deklaruar se e pret nje ftese, fakti qe Han nuk ka toleruar per Polonine, le te nenkuptohet se ajo ftese nuk do t'i shkoje me kurre.

Por, nese perjashtimet nuk bejne me pershtypje, emrat e rinj te grumbulluar jane nje sensacion me vete. Shume lojtare te rinj, ose elemente te pak perdorur nga trajneret e meparshem jane rikthyer ne Kombetaren kuqezi. Ne listen e pare bejne pjese Ansi Agolli, Elis Bakaj, Gilman Lika, Paulin Dhembi dhe Dorian Bylykbashi. Natyrisht qe emri i fundit perbente nje lajm me vete. Loja e ish-kapitenit te Partizanit ne Ukraine ka bere jehone dhe kete jehone ka shkuar ta shohe me syte e tij vete trajneri Han. Loja e Bylykbashit e ka befasuar holandezin, qe kesaj here ka vendosur te mos e lere jashte listes talentin elbasanas. Por edhe Paulin Dhembi (prej te cilit kishte mbetur i kenaqur ne derbin ndaj Tiranes) e Gilman Lika jane "new-entry" ne skuadren kuqezi te Ari Hanit. Me emrave te rikthyer, spikasin ata te Endri Vrapit, Blendi Shkembit dhe Hamdi Salihit. Goleadori i Riedit kishte mbetur jashte dy listave te para, por me ne fund e sheh deren e hapur per perballjen kunder Polonise.

Lista per miqesoren me Polonine



Lojtari Ndeshje Klubi

1 Arjan Beqaj 30 Anorthosis Famagusta

2 Isli Hidi 3 FC Kryvbas Kryvyi Rih

3 Andi Lila 1 KF Besa

4 Armend Dallku 21 Vorskla Poltava

5 Kristi Vangjeli 9 Aris F.C.

6 Debatik Curri 11 Vorskla Poltava

7 Endri Vrapi 2 SK Tirana

8 Ansi Agolli 0 FC Vaasan Palloseura

9 Lorik Cana 25 Olympique Marseille

10 Klodian Duro 45 SK Tirana

11 Ervin Skela 49 Energie Cottbus

12 Altin Lala 63 Hannover 96

13 Ervin Bulku 8 FC Kryvbas Kryvyi Rih

14 Elis Bakaj 1 KF Partizani

15 Gilman Lika 0 KF Vllaznia

16 Paulin Dhembi 0 KF Partizani

17 Blendi Shkembi 1 KF Partizani

18 Dorian Bylykbashi 0 FC Kryvbas Kryvyi Rih

19 Edmond Kapllani 20 Karlsruher SC

20 Erjon Bogdani 44 AS Livorno

21 Jahmir Hyka 4 SK Tirana

22 Hamdi Salihi 5 FC Ried




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika