Malindi, "dashuri" me golin ne Bullgari
E Enjte, 01 Maj 2008
Enco Malindi, ish-talenti i skuadres se Partizanit, ka rene ne dashuri me golin ne Bullgari. Edhe dje shenoi nje te tille ne fitoren 2-0 te Slavias me Vidima. Ish-sulmuesi i te kuqve realizoi golin e pare ne minuten e 39-te nga nje distance te afert me porten kundershtare, ndersa ne te pjesen e dyte dyfishoi Simonovi (88'). Ky ishte dhe goli i dyte i Malindit ne kampionatin bullgar dhe duket se i riu shqiptar po ambientohet me se miri ne kampionatin e shtetit ballkanik. Enco luajti deri ne minuten e 90-te per t'u zevendesuar nen duartrokitjet e tifozeve, qe duken se kane gjetur nje idhull te ri. Ne ndeshjen tjeter, Lokomotiva PD fitoi 1-0 (Beli 65') me Belasicen e Klodian Semines (90 minuta ne fushe).