PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Intertoto, shqiptaret kunder qiprioteve


E Enjte, 01 Maj 2008

Pas rikthimit te Shqiperise ne FIFA e UEFA dhe klubet shqiptare marrin fryme. Kupa e pare evropiane, qe e nis aktivitetin e saj ne muajin qershor, eshte Kupa Intertoto. Kjo kupe ka nje strukture te vecante, pasi luan njekohesisht tre finale dhe skuadrat fitimtare, kalojne me pas ne Kupen UEFA. Keshtu, skuadra jone qe do te marre pjese ne Kupen Intertoto 2009 do te perballet me nje skuader qipriote. Shorti i Kupes Intertoto u hodh ne Nion, me 21 prill, por atehere Shqiperise nuk i ishte hequr pezullimi dhe skuadra shqiptare ishte me pikepyetje. Ne Kupen Intertoto marrin pjese skuadra nga 50 vende, sipas nje rregulli te caktuar. Nese ekipi qe eshte ne zonen e kesaj kupe nuk deshiron te luaje, radhen e merr ekipi i meposhtem ne renditje, kundrejt pageses. Kjo do te jete hera e parafundit qe do te zhvillohet Kupa Intertoto, e lindur ne vitin 1995, pasi UEFA ka marre vendimin per ta pezulluar ate pas sezonit 2009-2010, sidomos pa skandaleve te sezonit te kaluar te trafikimit te ndeshjeve, ku u perfshi edhe takimi Bezhanija-Besa. Ndeshjet e vajtjes se raundit te pare te Kupes Intertoto do te zhvillohen me 21/22 qershor dhe ato te kthimit, me 28/29 qershor. Nese skuadra shqiptare do ta kaloje skuadren qipriote, atehere ne turin e dyte do te perballet me nje ekip zviceran. Nese gjithcka do te shkoje mbare ne raundin e trete, na pret nje skuader bullgare, ose fituesja e ciftit Malte-Slloveni. Besa ka te gjitha shanset per te luajtur ne Kupen Intertoto. Sezonin e kaluar ne kete kupe luajti Vllaznia, qe eliminoi ne turin e pare kroatet e NK Zagreb (1-2, 1-0), ndersa ne dytin u shpartallua nga turqit e Trabzonsporit (0-6, 0-4). Partizani eshte skuadra e fundit shqiptare qe eshte perballur ne kete Kupe me nje skuader qipriote, Ethnikos Achnas: humbi 4-2 ne Qipro dhe fitoi 2-1 ne Tirane.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika