Promovohet "Eqerem Cabej ne fondet e bibliotekes"
E Enjte, 01 Maj 2008
Bibliografite "Pena ne Durres" dhe "Eqrem Cabej ne fondet e bibliotekes" jane prezantuar ne Biblioteken e Durresit, ne kuader te javes Boterore te Librit, e cila pritet te mbyllet sot me nje ekspozite te librit. Bibliografia "Pena ne Durres" (1909-2008) permbledh krijimtarine 100-vjecare te autoreve durrsake, ndersa bibliografia "Eqrem Cabej ne fondet e bibliotekes" eshte nje perpjekje hulumtuese qe perkon me shpalljen e vitit te Cabejt nga Ministria e Kultures. Flora Dervishi, drejtore e bibliotekes se Durresit, tha se "keto botime prezantohen ne kuader te javes kushtuar librit ne Durres, dita Boterore e te cilit ishte me 23 prill. Veprimtarite ne kuader te Javes se Librit, u mbyllen dje me nje ekspozite te librit te ri ne sallen e bibliotekes se Durresit.
RUMANI/ Kete vit festivali mbahet me datat 8-30 maj
Festivali Evropian i Filmit ne edicionin e 12-te
Spektatoret nga Bukureshti, Timishoara, Craiova dhe Iasi mund te ndjekin filmat evropiane te shfaqur per here te pare ne Rumani. Ky eshte edicioni i 12-te te Festivalit Evropian te Filmit i organizuar nga Instituti Kulturor Rumun (ICR) qe do te mbahet ne datat 8-30 maj. Ambasadori i nderit i festivalit, regjisori i filmit, Cristian Mungiu, beri klipin promovues te festivalit, duke vazhduar keshtu nje tradite te filluar nga producentet Cristi Puiu dhe Corneliu Porumboiu, qe kane arritur cmime nderkombetare rekord. Lista e filmave te zgjedhur te ketij viti perfshin si filma artistike ashtu edhe dokumentare. Tema qendrore eshte dialogu nderkulturor, kapaciteti nderveprues mes komuniteteve qe jane pjese e diversitetit etnik dhe kulturor evropian.