Skenderbeu, pasioni "i kushtueshem" i britanikes
E Enjte, 01 Maj 2008
Anisa Ymeri
Atyre qe ju bie udha bulevardit "Deshmoret e Kombit", s'mund te mos kthejne kryet nga ballina e godines se Kryesise se Kuvendit te Shqiperise. Aty gjenden te ekspozuara librat me te vjeter, qe flasin ne gjuhe te ndryshme, por personazhi rreth te cilit rrotullohen ngjarjet eshte vetem nje, Skenderbeu. "Pak dhe sakte", keshtu i eshte dashur te udhetoje koleksionistes angleze, Patricia Nugee, per te sjelle "ne jete" me ta pasurin koleksion veprash te njohur deri me tani per Heroin tone Kombetar. Jane 28 botime, fryt i pasionit me se 35-vjecar te koleksionistes qe u ngjiz teksa punonte ne nje dyqan antikuaresh. Nugee tregon se si, per te paren here, u ndesh me emrin e tij. "E kam degjuar emrin prej dikujt, qe gati kater dekada me pare erdhi pyeti ne dyqanin e antikuareve ku punoja. Fill kerkova te dija me shume per te dhe ne enciklopedine britanike ndesha me nje personazh kaq interesant si Skenderbeu". Jane rreth 28 vepra shkruar ne gjuhe te ndryshme, qe koleksionistja ka mundur te bleje ne me se 35 vjet te jetes se saj. Tani qe keto botime kane marre udhet e botes, ajo kujton se, "librin e pare e bleve ne anglisht, shkruar ne vitin 1596". Ne kete ekspozite krejt te vecante e domethenese jane origjinali ne latinisht i historise se Skenderbeut dhe perkthimet e saj ne anglisht, gjermanisht, italisht, portugalisht dhe frengjisht. Poema, tregime dhe romane qe i kushtohen bemave te heroit tone, si dhe libra te tjere qe nuk jane me pak te rendesishem, "Fjalori latinisht-shqip" i Frang Bardhit. Pjese e koleksionit jane edhe libra te shkruar prej autoreve te ndryshem, sidomos angleze, qe tregojne per udhetimet e tyre ne Shqiperi dhe per jeten dhe zakonet e shqiptareve gjate 2-3 shekujve te fundit.
Pasion qe kushton! E kete e degjon prej gojeve te cilitdo koleksionist ne bote. Sidomos kur behet fjale per libra te vjeter, e ca me teper kur nje pjese e tyre thuhet se jane origjinale. "Sigurisht, eshte pasion qe kushton shume, megjithate une nuk jam fare e pasur", tregon Patricia Nugee. Ndonese shifra kursen te permende, pohon se i kane kushtuar jo pak keto vepra qe per te paren here mburriten edhe ne Shqiperi, pas ekspozimeve ne Kembrixh, ne BBC ne Londer, Shkup, Prishtine, Ulqin e Kalabri etj.
Koleksionisteve iu lipset edhe shume kohe e udhetime te shpeshta per te rene ne gjurmet e "prese" se tyre. Nugee nuk ka udhetuar teper, por ama tregon se, "jo rralle me eshte dashur te telefonoj ne librarite e Madridit, duke i thene se dua te blej librin e rralle qe gjendej ne librarite e tyre". Kohet ndryshojne, dhe tani rrefen Nugee "librat e vjeter nuk gjenden lehte me, e per kete i shkon per shtat shprehja amerikane "Out of sight" - jane zhdukur nga qarkullimi".
Skenderbeu ne optiken e koleksionistes
Jane vepra qe koleksionistja Patricia Nugee pohon se i ka lexuar te gjitha, pasi pasioni per te rene ne gjurmet e botimeve per Skenderbeun ka te beje pikerisht me njohjen e rolit te tij ne historine e botes, e jo vetem te shqiptareve. "Me ka impresionur me shume, duke jetuar ne kete kohe e duke mesuar per nje kohe teper me te hershme, fakti se sa shume patriot dhe kurajoz ka qene heroi juaj"- perfundon Patricia Nugee.
Zef Simoni, ekspozite me rendesi per ne
Profesori Zef Simoni, gjate celjes se kesaj ekspozite, theksoi se, "keto libra jane mbledhur neper librari, nje pune qe tregon nje kulture te madhe dhe dashamiresi te thelle per vendin tone dhe figuren me te rendesishme te historise tone, Skenderbeun". Ndersa theksoi se eshte per t'u vleresuar teper fakti se "kjo eshte ekspozita e librave te mbledhur nga nje angleze qe e do Shqiperine dhe shqiptaret".
Nisma e Topallit ekspozimin e koleksionit
Jo rastesisht koleksioni me i madh i vepres se Skenderbeut ne gjuhe te ndryshme te botes shperfaqet per shqiptaret ne mjediset e Kryesise se Kuvendit te Shqiperise. Ka qene nisme e Kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila dje u shpreh: "Skenderbeu ka qene nje burre shteti i drejtuar nga Perendimi dhe Kuvendi e ka per detyre te eksploroje historine e vendit dhe te shohe e te germoje per te gjetur se na sa gjuhe eshte shkruar per Heroin tone Kombetar". Por, ajo cka eshte po aq e rendesishme per te, "te dime sa gjeresisht kjo figure ka qene e njohur ne vende te ndryshme dhe ndikimin qe ka pasur dhe si eshte vleresuar".
Kryetarja e Kuvendit, Topalli, perfundoi duke thene: "Libra te shkruar per te ne qindravjecare jane pasuri e jashtezakonshme dhe ishte detyre e jona ta sillnim kete koleksion ketu". Koleksioni i rralle, qe ka bere xhiron e botes, para se te ekspozohej ne Shqiperi, do te qendroje per disa dite ne mjediset e Kryesise se Kuvendit dhe kureshtaret apo te pasionuarit ndaj botimeve te vjetra mund t'i kundrojne dhe te marrin sadopak informacion mbi kete koleksion per Skenderbeun.