PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Promovohet libri "Al Bano dhe Albania"


E Enjte, 01 Maj 2008

Prej ditesh, flitet per viziten e tij ne Vlore dhe sot kengetari italian, Al Bano, po shijon qytetin bregdetar. E me kete rast, do te promovohet sot edhe libri per ikonen e kenges italiane, "Al Bano dhe Albania". Liber qe eshte shkruar nga Zenepe Luka, themeluese e shoqates kulturore "Al Bano Carrisi", njekohesisht edhe mikeshe e familjes. Ky liber eshte edhe dhurata e saj me rastin e 65-vjetorit te lindjes se kengetarit. Vizita e pare e kengetarit ne Shqiperi me 20 maj 1993 eshte edhe momenti i ngjizjes se ketij libri per te ndjekur mandej jeten dhe karrieren e nje prej kengetareve me te medhenj te te gjitha koherave. Al Bano nuk eshte vetem kengetari me muziken e se cilit u rriten breza te tere shqiptaresh. Ka nje lidhje pertej kesaj me vendin tone, pasi me emrin e tij, kengetari simbolizon Shqiperine. Kjo lidhje e rendesishme u be nga babai i tij, Karmelo Karrisi, qe ka qene ushtar ne jug te Shqiperise. Ai ishte ne Shqiperi kur i lindi femija i pare dhe ne respekt te shqiptareve qe i beri miq, e pagezoi djalin e tij Al Bano dhe pse me pare kishte vendosur te quhej Oktavio.




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika