PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Blater: Te bashkohemi ne te mire te sportit dhe rinise shqiptare


E Merkure, 30 Prill 2008

Nuk ka munguar as urimi i presidentit te FIFA-s, Sep Blater, i cili nuk ka humbur kohe per te pershendetur kreun e FSHF-se, Armand Duka, per heqjen e pezullimit te vendosur me pare nga ky institucion: "Kam kenaqesine t'ju informoj ju, Federaten Shqiptare te Futbollit dhe te gjithe komunitetin e futbollit ne Shqiperi se Komiteti i Emergjences, vendosi sot te heqe pezullimin e vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, ne muajin mars", shkruan presidenti Blater. "Komiteti i Emergjences ne FIFA pasi u informua me rezultatin pozitiv te diskutimeve kater palesh, perbere nga FIFA, UEFA, FSHF dhe nga ana tjeter autoritetet qeveritare Shqiptare, te cilat cuan ne firmosjen e Statutit te ri te FSHF-se, aprovuar ne qershor 2007, nga ana e Ministrit te Sporteve dhe per rrjedhoje edhe regjistrimin ne gjykaten perkatese ne Tirane", thekson ai duke vene gishtin pikerisht te statuti, i cili pas nje beteje disa-vjecare arriti te regjistrohet ne gjykate. Me pas, nje premtim per te gjithe komunitetin shqiptar te futbollit. "Ne emer te FIFA-s dhe ne emrin tim, me lejoni te shpreh shpresen se te gjitha palet ne Shqiperi te interesuara ne futboll, lojtaret, klubet, zyrtaret nen juridiksionin e FSHF-se, autoritetet politike dhe sektori privat se bashku, do te bashkohen pas kesaj krize ne te mire te sportit tone dhe gjithashtu ne te mire te rinise shqiptare", perfundon presidenti Blater.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika