PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ftese zyrtare gjyqtarit Lubos Mishel


E Merkure, 30 Prill 2008

Heqja e pezullimit te Federates Shqiptare te Futbollit, i ka bere keta te fundit me krahe. FSHF-se eshte gati te ftoje sllovakun Lubos Mishel te gjykoje finalen e Kupes se Shqiperise kundrejt nje cmimi te arsyeshem. Ne fillim, federata konfirmoi deshiren e saj te mire per t'i dhene Kupes se Shqiperise ndershmeri totale, por tani jane te gjitha mundesite per ta bere realitet deshiren. Sllovaku eshte nje nga gjyqtaret me te mire ne glob dhe ka gjykuar me pare finalen e Kupes UEFA mes Glasgout dhe Portos, si dhe finalen e Kupes Libertadores mes Brazilit dhe Argjentines. Lubos Mishel eshte zgjedhur ne vitin 2007 si gjyqtari i trete me i mire ne bote, si dhe eshte nje prej bilbilave te grumbulluar ne evropianin qe do te zhvillohet kete vere ne Austri dhe Zvicer. Ai eshte 40 vjec dhe e ka nisur karrieren si arbiter nderkombetar qe ne moshen 25-vjecare. Kohet e fundit eshte zgjedhur edhe deputet ne Parlamentin e Bratislaves.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika