PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ruzhdi Bizhuta pret finalen e Kupes


E Merkure, 30 Prill 2008

Do te jete stadiumit i Elbasanit, "Ruzhdi Bizhuta", arena e finales se madhe te Kupes se Shqiperise. Lajmin e ka konfirmuar vete FSHF-ja, e cila, pasi eshte konsultuar edhe me klubet finaliste, Tiranen dhe Vllaznine, ka vendosur ta coje finalen e 56-te te trofeut te dyte me te lakmuar te vendit tone. Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", fale edhe investimeve te Bashkise se Elbasanit dhe presidentit Laze, ka nje pjese te mire te vendeve me stola si dhe kushte shume te pershtatshme te tapetit te blerte. Per Tiranen, kjo nuk do te jete hera e pare qe do ta ndaje finalen e Kupes ne Elbasan. Ne te kaluaren, bardheblute jane perballur me pare ne "Ruzhdi Bizhuta" edhe me Teuten, ku jane mposhtur pas gjuajtjeve te 11-metershave. Midis Tiranes (12 here fituese e Kupes se Shqiperise) dhe Vllaznise (4 here e ka ngritur lart trofeun), kjo eshte finalja e katert. Ne tre rastet e meparshme kane triumfuar bardheblute dhe vetem nje here Kupa eshte ndare pas gjuajtjeve te 11-metershave.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika