Kosova, gati dokumentet per anetaresim ne FIFA
E Merkure, 30 Prill 2008
Jeton Selimi
Pas Shqiperise eshte gezuar menjehere edhe Kosova! Federata e Futbollit te Kosoves i ka syte nga FSHF-ja per anetaresimin e saj ne FIFA, pasi federata shqiptare eshte caktuar mbikeqyrese e saj per plotesimin e kushteve te FIFA-s per anetaresim. Burime prane federates-moter, bejne me dije se FFK-ja eshte duke bere gati dokumentet e fundit dhe do t'i dergoje shume shpejt per shqyrtim ne FIFA dhe me pas, nese gjithcka do te shkoje mire, bota do te jete dy perfaqesuese shqiptare. Ishte vizita e presidentit te FFK-se, Fadil Vokrri, me 28 shkurt ne Tirane, ajo qe i hapi rruge bashkepunimit te ngushte vellazeror. Ne te gjitha temat e bisedimeve u vu re nje perputhje e shkelqyer e ideve dhe e strategjive qe do te ndertohen ne te ardhmen ne te miren e futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit u angazhua per ta ndihmuar FFK-ne ne te gjitha drejtimet, deri sa ajo te arrije te ingranohet si anetare me te drejta te plota ne FIFA dhe UEFA. Te ndergjegjshme se ky proces do te jete nje sfide serioze, qe do te kerkoje kohe dhe angazhim te madh, te dyja Federatat rane dakord ne takimin e tyre ne muajin shkurt, qe pervec strategjise, qe do te ndertohet ne menyre bilaterale, Federata Shqiptare e Futbollit te perdore te gjitha autoritetin dhe lidhjet e saj, per te bere te mundur sa me shpejt afrimin e tij. Por, autoriteti i FSHF-se u vu ne diskutim gjate periudhes 46-ditore, ne te cilen Shqiperia ishte e pezulluar nga FIFA dhe UEFA, por me rikthimin e gjendjes ne normalitet, Komisioni Koordinues Bashkepunimi, nen drejtimin e dy bashkekryetareve, qe do te jene sekretaret e pergjithshem Arben Bici (FSHF) dhe Heroll Saliu (FFK) do te vijojne te ndjekin strategjite e perbashket, ne lidhje me anetaresimin sa me te shpejte te FFK-se ne UEFA dhe FIFA si edhe ne probleme te permiresimit te statutit dhe te ndertimit te struktures se Federates se Kosoves. Pas takimit mes presidentit te FSHF-se, Armand Duka, dhe atij te FFK-se, Vadil Vokrri, u theksuan fort marredheniet vellazerore mes dy federatave. Pikerisht kjo marredhenie eshte edhe kyci i anetaresimit te Federates se Futbollit te Kosoves ne FIFA, pasi FSHF ka nje rol thelbesor. Kur organizmi me i larte boteror i futbollit vendosi t'i mbylle dyert federates shqiptare, kjo gje u ndje shume edhe ne Kosove, pasi shteti me i ri i botes eshte ne hapat e para te njohjes ne cdo organizem boteror dhe ka nevoje per mbeshtetjen maksimale. Ne rastin konkret, FFK-ja eshte e para qe i gezohet heqjes se pezullimit te FSHF-se, pasi kjo i hap rruge anetaresimit te saj ne FIFA.