PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Procedurat tatimore ne Kushtetuese


E Merkure, 30 Prill 2008

Blerina Hoxha

Biznesi nuk ka hequr dore nga i ashtuquajturi ligji i gjobave. Perfaqesuesit e Dhomes Amerikane te Tregtise e kane cuar ceshtjen deri ne Gjykaten Kushtetuese, lidhur me nenin mbi parapagesen e 15 per qind te interesave dhe gjobave dhe kembengulin qe ky nen te hiqet. Gjate nje takimi me median, ata kane vleresuar dje se, paragjykohet perfundimi i ankimimit dhe penalizohet padrejtesisht biznesi.

"I terheqim vemendjen e medias, te qeverise, te deputeteve dhe te gjithe opinionit per te shmangur qe organet tatimore te kthehen ne organe rendi, per te shmangur abuzivizmin dhe korrupsionin qe do te pasojne automatikisht, dhe me qellimin e rimekembjes se parimit qe biznesi dhe administrata tatimore jane partnere", thuhet ne reagimin e nje prej organizatave me te medha te biznesit ne vend, Dhomes Amerikane te Tregtise.

Ne fakt, kembengulja e komunitetit te biznesit per te hequr te ashtuquajturin ligjin e gjobave vjen ne kuader te diskutimeve qe jane duke u bere ne komisionet parlamentare per projektligjin e ri te Procedurave te Tatimore. Projekti ka rikonfirmuar edhe nje here paraprakisht pagesen e gjobes, pavaresisht se kjo pike eshte kundershtuar me force nga biznesi.

Para pak ditesh, perfaqesuesi juridik i biznesit, Krenar Loloci, kerkoi ne nje nga seancat e Gjykates Kushtetuese qe te mos lejoje detyrimin e padrejte qe u eshte vene bizneseve per te parapaguar ne masen 15% nje gjobe te vene, pa pasur mundesi te ankohen, duke kerkuar heqjen e nenit 43 te ketij ligji. "Nje mase e tille i heq te drejten biznesit per t'u ankuar ndaj nje gjobe te vene nga administrata tatimore. E drejte kjo qe biznesit i njihet nga Kushtetuta. Ky eshte cenim i prones, ndaj duhet te shfuqizohet si mase antikushtetuese", mbrojti Loloci. Sipas tij, ligji i qeverise, i ashtuquajtur si "ligji i gjobave", cenon te drejten e pronesise e nuk mund te lejohet. Por, perfaqesuesit e Ministrise se Financave nga ana tjeter argumentuan se, qellimi i ketij neni te ligjit, qe detyron bizneset te parapaguajne 15% te gjobes, eshte te mbroje interesat e publikut, si dhe te mbledhe te ardhurat ne buxhet. Neni 43 i procedurave tatimore, i ashtuquajtur i gjobave, ka hyre ne fuqi qe ne korrik te vitit te kaluar. Ai detyron bizneset qe te parapaguajne ne masen 15% te gjobes, ne rast penalizmi nga administrata tatimore, para se gjykata te shprehet me nje vendim te formes se prere, nese gjoba eshte e drejte apo jo.



Ligji i falimentit, jo vetem tre vjet afat

Fillimi i procedurave te falimentit eshte nje nen tjeter, te cilin komuniteti i biznesit po e kundershton me force. Projektligji parashikon se, administrata tatimore mund te filloje nje procedure falimentimi kur nje tatimpagues rezulton me humbje per te pakten tre vjet rresht. Perfaqesuesit e Dhomes Amerikane te Tregtise argumentojne se ka nje shtremberim te institucionit te falimentit dhe te shtremberimit te parimit qe taksat jane nje detyrim vetem kur ka fitim e aktivitet. Nese nje ndermarrje nuk ka realizuar fitim nuk do te thote se ato kane falimentuar. Ne Shqiperi, prej me shume se 10 vitesh, biznese te medha raportojne bilance me humbje. Ne fakt, humbet nuk duhet te kene qene te verteta, pasi mungesa e fitimit per nje dekade duhet t'i kishte falimentuar realisht keto biznese. Por kjo nuk ka ndodhur.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika