Rikthehet Nando Orsi, Bogdani gezon
E Marte, 29 Prill 2008
Erion Bogdani, edhe pse nuk luan per Livornon, te pakten mund te ndihet "fitues". Jo ne fushe. Por, ne bankine. Aty ku e "saldoi" trajneri Xhankarlo Kamoleze. Nga dita e sotme, sulmuesi kryesor i Kombetares shqiptare ka nje armik me pak. Pikerisht Kamolezen, i shnderruar ne nje ish-trajner, pasi presidenti i Livornos, Aldo Spineli e shkarkoi teknikun pas humbjes se rende 4-1 ne shtepi me Milanin, duke rikthyer ne pankine Fernando Orsin, njeriun qe kembenguli ne blerjen e Bogdanit veren e kaluar, duke ia rrembyer shqiptarin Romes, atje ku mund te luaje sezonin e ardhshem Lorik Cana. Erjon Bogdani i mberthyer ne morsin e Tavanos dhe Tristanit, nuk ka gjetur shume hapesire, pavaresisht se kur eshte aktivizuar ka marre vleresime mjaft te mira nga mediat italiane. Livorno, 270 minuta perpara perfundimit te Serise A eshte e fundit ne klasifikim dhe mundesite e shpetimit jane thuajse zero. Skuadra e Bogdanit do te luaje kunder Atalantes ne transferte, Torinos ne shtepi dhe kunder Empoli jashte.