Edmond Kapllani: Me ne fund ia dola
E Marte, 29 Prill 2008
Sulmi kuqezi ka goditur kete jave dhe ai qe ka tundur rrjeten ishte lojtari qe i mungonte skenes se madhe prej gati nje viti. Edmond Kapllani, sulmuesi i Kombetares kuqezi, ka shenuar me ne fund golin e pare ne Bundesligen gjermane ne takimin Karslruhe-Verder Bremen 3-3. Ai shfrytezoi me se miri pasimin e Ishavilit dhe e dergoi topin pas shpines se portierit kundershtar. Fjalet e tij te para ishin: "Nje ndjenje e mrekullueshme". Golin e shqiptarit e ka pergezuar edhe Maik Franz. "Ne e dime sesa mund te jape Edi. E dime qe me ne fund hoqi nje gur nga zemra". Pas 17 golave ne sezonin e kaluar, Kapllani ka mundur te gjeje me ne fund edhe golin ne ligen e madhe. Por Kapllani nuk ka aspak ndermend ta lere me kaq. "Kemi edhe 4 ndeshje per te luajtur. Uroj te shenoj sa me shume". Kete urojme te gjithe dhe padyshim trajneri Ari Han, qe, me sa ka lene te nenkuptohet, do te kerkoje shume nga lojtaret me moshe te re. Kapllani eshte nje goleador i lindur, kjo nuk ka nevoje per shume mend.