Besnik Hasi ndihmes i Van Galit?
E Marte, 29 Prill 2008
Jeton Selimi
Gjithnje e me shume behen me te forta fjalet se Besnik Hasi do te jete shume shpejt ndihmes-trajner tek ekipi ku arriti edhe lavdine ne gjashte vitet e aktivizimit, belget e Anderlehtit. Ekipi belg, qe kete sezon nuk arriti te binde si ne vitet e fundit, ka nevoje per nje ristrukturim te madh dhe kane gjetur emrin e atij qe do t'i besohet ky rinovim. Behet fjale per te madhin Luis Van Gal, ish-trajnerin e Barcelones dhe te Kombetares holandeze qe eshte kontaktuar prej kohesh nga klubi i Anderlehtit. Kryeqytetasit nuk kane bindur ne edicionin e fundit, duke mos e mbrojtur titullin kampion te nje viti me pare. Nje prej drejtuesve te skuadres, Van Holsbek, ka kontaktuar trajnerin holandez, i cili mesohet t'i kete thene se lojtaret e skuadres aktuale, Az Alkmar, i kane kerkuar qe te mos largohet, por gjithsesi ata presin nje pergjigje perfundimtare.
Ne kete mes hyn edhe Besnik Hasi. Mesfushori shqiptar ka qene prej gjashte vjetesh (2000-2005) nje prej elementeve kryesore te formacionit belg, por prej dy vitesh ai ka luajtur ne dy skuadra te ndryshme, Lorekenin dhe Serkel Bruzhin. Por, drejtuesit e Anderlehtit e kane piketuar si njeriun e pershtatshem per t'u bere zv/trajner i ekipit. Nese vjen Van Gal, mund te shfaqen probleme, pasi holandezi mund te kete ekipin e tij, por drejtuesit e Anderlehtit kane besim se dyshja Van Gal-Hasi mund te funksionoje. Nderkohe, nese trajneri aktual i Anderlehtit nuk leviz, eshte 100% e sigurt qe Besnik Hasi do te jete ndihmesi i tij. Hasi gezon nje reputacion mjaft te mire mes drejtuesve te Anderlehtit, pasi ne gjashtevjecarin e aktivizimit te tij, loja e zhvilluar dhe grinta ne fushe shpeshhere i kane dhuruar Hasit edhe shiritin e kapitenit. Ne vitin 2004-2005, ai u demtua ne ligamentet e gjurit te majte dhe qendroi jashte fushave per gati tre muaj. Me pas, ai luajti edhe 14 ndeshje te tjera me Anderlehtin. Ne sezonin 2005-2006, ai levizi per te Lokereni dhe nje sezon me pas nenshkroi nje kontrate dyvjecare me klubin aktual, Serkel Bruzh, por ne rast se kosovarit do t'i vinte oferta nga Anderlehti, atehere ai do ta prishte pa nje pa dy kontraten aktuale.
Luis Van Gal, endrra e Anderlehtit
Trajneri holandez eshte nje nga ata qe quhet me plot gojen: ajka e futbollit boteror. Ai ka arritur me Ajaksin ne vitin 1994-1995 te fitoje Ligen e Kampioneve dhe Kupen Nderkontinentale. Pa llogaritur Kupen UEFA apo superkupat evropiane te fituara me Ajaksin dhe Barcelonen. Ne vitet 1997-1998 dhe 1998-1999, ai theu hegjemonine e kryeqytetasve Real dhe Atletiko Madrid, duke i dhene Barcelones dy tituj kampione te Spanjes. Ne vitet 2000-2002, ka qene trajner i perfaqesueses se tulipaneve. Ai eshte nje prej 50 trajnereve me te mire ne bote.