Fenomeni, theksohet tendenca e kreditimit ne valute
E Marte, 29 Prill 2008
Kreditimi ne valute vazhdon te jete forma kryesore e kreditimit, nderkohe qe Banka e Shqiperise u ka kerkuar bankave te nivelit te dyte te japin hua ne monedhen qe kredimarresit kane te ardhurat. Kjo menyre i mbron klientet nga luhatjet e kursit te kembimit, ndersa bankat nga kredite e pakthyeshme. Ne raportin e BSH-se per vitin 2007, vihet re se struktura e kredise sipas monedhave nuk ka pesuar ndryshime te ndjeshme. Kredia ne valute dominon tepricen e kredise me 72,3% te portofolit, krahasuar me 71,1% ne dhjetor te 2006. Nese nje i interesuar per te blere shtepi me kredi e merr rrogen me leke edhe kredine duhet ta marre po ne kete monedhe. Shqetesimi i Bankes per monedhen ne te cilen kreditohet, vjen pas disa zhvillimeve ne ekonomine boterore, sidomos ne ate amerikane. Per kete qellim, Banka e Shqiperise do te vendose se afermi ne kuadrin rregullativ mbikeqyres disa kerkesa te reja, te cilat do synojne ne menyre me te drejtperdrejte zbutjen e rreziqeve qe mban kredidhenia ne valute, vecanerisht ne ato raste kur kredia jepet per huamarres qe nuk gjenerojne te ardhura ne valute. Gjithashtu, rritja me ritme te shpejta e kreditimit te ekonomise me mbi 50 per qind ne vit, kerkon me vemendje nga bankat per shkak se, me te njejtat ritme rriten edhe klientet qe nuk mund te kthejne kredine. Per te menjanuar situatat "shok", Banka e Shqiperise ka vendosur te forcoje rolin e saj, duke krijuar nje njesi te specializuar, e cila do te fokusohet ne trajtimin e ceshtjeve te stabilitetit financiar. Gjate vitit 2007, raporti i kredise per ekonomine ndaj PBB ka njohur zgjerim te ndjeshem me 8,8 pike perqindje, duke arritur ne 30% ne muajin dhjetor. Me gjithe rreziqet qe mbartin zhvillimet e shpejta ne portofolin e kredise, niveli i kreditimit te ekonomise nga sistemi bankar eshte akoma i ulet dhe ritmi i larte i zgjerimit te portofolit te kredise perfaqeson nje proces normal per nje ekonomi ne zhvillim.