PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shqiperia me e lira ne Rajon


E Marte, 29 Prill 2008

Blerina Hoxha

Shqiperia dhe Bullgaria paraqiten me koston me te ulet per veprimtarine e investitoreve te huaj, sidomos ne tregun e pasurive. Keshtu i ka renditur agjencia britanike "Overseas Property", Shqiperine ne nje vezhgim per te orientuar investitoret e huaj. Shqiperia, ndryshe nga vendet e tjera te rajonit, qe jane pranuar ne Bashkimin Evropian, apo qe jane ne tratativa per t'u pranuar ka ende cmime te uleta per produktet ushqimore. "Overseas Property", i referohet nje raporti te Komisionit Evropian per kostot e jeteses ne vendet e rajonit. Raporti ka demonstruar nje diference te cmimeve ne vende te ndryshme te rajonit. Keshtu, cmimet e ushqimeve ne Kroaci jane 87 per qind e mesatares se vendeve te Bashkimit Evropian, ne Maqedoni ato jane 55%. Ne Kroaci, cmimet e hoteleve jane 85 per qind e mesatares se BE, ndersa ne Bullgari jo me shume se 35%. Raporti ka lancuar gjithashtu diferenca edhe ne sherbimet shendetesore, duke krijuar keshtu "turizmin mjekesor". Kjo performance vleresohet shume nga turistet angleze. Bullgaria dhe Shqiperia paraqiten me koston me te ulet ne rajon te sherbimeve shendetesore, me vetem 20% te mesatares evropiane, ndersa Kroacia paraqitet me kostot me te larta te sherbimeve mjekesore ne rajon. Por, pertej ketyre shembujve, vendet e rajonit te Ballkanit jane anetaresuar ne BE, ose jane duke adoptuar nje proces te tille, cka i bene ato te njesojne standardet ligjore dhe ato te sherbimeve, njesoj me vendet e Unionit. Mirepo, anetaresimi ne BE shoqerohet me pranimin e euros si monedhe kombetare. Ne disa vende, adoptimi i monedhave eshte shoqeruar me rritje te cmimeve te mallrave te konsumit dhe te pasurive te paluajtshme.

Ne muajin janar te ketij viti, Shqiperia eshte renditur e dyta ne top-listen e pasurive te paluajtshme ne 90 vende te botes prej "TheMoveChannel", nje shtepi brokerimi ne Britanine e Madhe, agjente shitjesh ne te gjithe boten e apartamenteve dhe pasurive te tjera te paluajtshme. Renditja e janarit provon se, investitoret jane duke preferuar vende me me shume risk dhe cmime te lira sesa shkelqimi dhe shtrenjtesine e vendeve te tilla si Spanja dhe Franca. Sipas tyre, surpriza e renditjes ne kete muaj kane qene popullariteti i apartamenteve ne Tirane. Simon Feek, drejtor i Pergjithshem "Emerging Markets Understood" ka shpjeguar pse apartamentet ne Tirane kane zene vendin numer dy ne renditjen globale per shkak te perspektives se investimeve. "Interesi per investime ne pasurite e paluajtshme eshte ngjitur ne piken me te larte, duke e renditur vendin ne hit. Shkaku rrjedh nga cmimi i lire i banesave atje dhe vlera e larte e kthimit te kapitalit", tha ai. Vlen te theksohet se situata ne Shqiperi eshte vlefshme per apartamentet ne Tirane, pasi ajo eshte qendra kryesore e zhvillimit dhe e te berit biznes ne vend. Dan Johnson, drejtor i Pergjithshem ne "The MoveChannel" eshte dakord se, Shqiperia eshte ne rritje, por ikja e investitoreve atje po vijon me shume kujdes. Pasi ka vetem nje vit qe Shqiperia eshte futur ne radarin e agjenteve nderkombetare te pasurive te paluajtshme". Per shume investitore, situata ne Shqiperi eshte e panjohur dhe nuk eshte e thjeshte te gjesh informacion per cmimet ne lokalitete te ndryshme. Nderkohe qe ka ende probleme me sigurine dhe me proceset ligjore te shitjes. "Per te gjithe ata qe investojne atje duhet qe me pare te sigurojne nje avokat te mire", shprehet Johnson. Ne Shqiperi ka nje balance te riskut dhe shperblimit dhe mungesa e transparences dhe informacionit eshte dicka qe i pengon investitoret te lidhen me kete treg potencial ne rritje. Gjithashtu, taksat e pronesise dhe te transferimit te saj ende nuk jane te konsoliduara, madje nuk ekzistojne fare, duke e bere Shqiperine per momentin nje vend terheqes ndaj investitoreve te huaj.



Britaniket, zbulojne pasurite shqiptare

Kohet e fundit, tregu shqiptar i pasurive te paluajtshme ka hyre ne radarin nderkombetar. Me se shumti tokat dhe banesat kane shfaqur interes ne Britanine e Madhe, te cilat duket se i kane eksploruar te paret favoret qe Shqiperia ofron ne kete fushe. Madje, shume agjenci imobilare ne Britani kane reklamuar per shitje apartamente shqiptare. Disa prej tyre ndodhen ne zonat turistike, por edhe ne Tirane. Mirepo, pas reklames se mire qe anoncohet per Shqiperine ne tregun nderkombetar te pasurive te paluajtshme, vendi ende nuk ka pare nje fluks investitoresh, ashtu si po perjeton Mali i Zi.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika