PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Titulli ne

Titulli ne "countdown". Blu apo i kuq?

Jeton Selimi
E Marte, 29 Prill 2008

Fundi i kampionatit sjell edhe larjen e hesapeve. Ndryshe nga sezonet e kaluara, kesaj radhe tabela e renditjes eshte me e balancuar se kurre. Ne maje jane Dinamo e Partizani qe luftojne per titullin kampion. Besa, Tirana e Elbasani, jane trioja qe kane si synim pozicionin e trete apo Kupen Intertoto. Por nuk duhet te harrojme edhe fundin e tabeles, ku Kastrioti, Teuta e Beselidhja luftojne per te mos shoqeruar Skenderbeun e rene prej kohesh nga kategoria. Por, si eshte rrugetimi i dy kryesueseve? Dinamo ka nje avantazh prej dy pikesh ndaj Partizanit, cka perbejne edhe nje hap te vogel, por sigurie drejt titullit. Sidoqofte, ndryshe nga blute, te kuqte kane nje kalendar me favorizues, pasi ne perballjen e parafundit, ata do te ndeshen me Skenderbeun, praktikisht nje stervitje perpara takimit te fundit dhe vendimtar kunder Dinamos. Nga ana tjeter, skuadra e Ilir Dajes ka treguar se nuk toleron kurre ne castet e rendesishme. Por, ajo qe ka shoqeruar Dinamon prej disa javesh, kane qene akuzat per marreveshje me klube te tjera, sidomos me Vllaznine. Fati do qe shkodranet ta presin Dinamon ne javen e parafundit dhe, nga thashethemet e dala, blute e kane toleruar Vllaznine ne takimet gjysmefinale te Kupes se Shqiperise (kujtojme, jane fituar nga kuqeblute 4-0 dhe 3-0) per te marre te njejtin shperblim ne ndeshjen e kampionatit. Ne total, pa llogaritur takimin e fundit, jane 9 pike, ku te sigurta duket vetem trepikeshi i Partizanit ndaj Skenderbeut, kjo pasi perballjet e tjera jane nje shkalle relativisht te ngritur veshtiresie. Dinamo e nis me derbin kunder Tiranes, ndersa Partizani udheton ne "ferrin" e Kavajes, ku gjate viteve te fundit nuk ka fituar shpesh. Perballja e fundit mes dy ekipeve eshte dhe akti final i nje kampionati te bukur, por qe te jete edhe me i bukur, duhet t'i shohe si Dinamon dhe Partizanin ne distance te ngushte pikesh, qe ndeshja e fundit te jete nje finale e vertete.



Rrugetimi i Partizanit deri ne javen e parafundit

03.05.2008 Besa-Partizani (Kavaje)

10.05.2008 Partizani-Vllaznia (Tirane)

14.05.2008 Partizani-Skenderbeu (Tirane)



Rrugetimi i Dinamos deri ne javen e parafundit

03.05.2008 Tirana-Dinamo (Tirane)

10.05.2008 Dinamo-Besa (Tirane)

14.05.2008 Vllaznia-Dinamo (Shkoder)


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika