Kafeja me e shtrenjte ne bote, 75 euro
E Hene, 28 Prill 2008
Ne nje shtepi mallrash ne Londer shitet filxhani me i shtrenjte i kafese me cmim prej 75 eurosh (50 funta). Kafeja me kete cmim "astronomik" mund te pihet vetem ne shtepine e mallrave "Peter Jones" ne Londer. Kjo kafe perbehet nga perzierja e disa llojeve te kafeve nga malet e Xhamajkes dhe te nje lloji te fasules e cila rritet ne Azine juglindore.
Krijuesi i kesaj kafeje, David Kupper, tregon se sekreti i recetes se tij qendron ne ate se kete perzierje te kafeve ai e len te zihet vetem 12 minuta, ne ate menyre qe aroma e te gjitha kafeve te del ne pah. Mikstura e fituar ka ngjyre te erret dhe shije te persosur qe garanton ekspresin me te mire te mundshem, kapucinon ose cfaredo lloj tjeter kafeje.