PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

E mban peng i ati, per 20 vjet ne bodrum


E Hene, 28 Prill 2008

Nje austriake 42 vjec eshte mbajtur e sekuestruar nga i ati per me shume se 20 vjet ne nje bodrum prane Amstetenit ne Austrine e poshtme dhe mund te kete me te disa femije. Kete e publikoi dje policia austriake e cila tha se sekuestrimit i shtohet edhe dyshimi per incest. Sipas hetuesve, gruaja Elisabeth Fritzl, ka shtate femije me te atin, qe te gjithe te lindur ne bodrumin e shtepise dhe qe nuk u jane deklaruar autoriteteve. Tre vajza dhe tre djem te moshes nga 5-20 vjec. Nje i sapolindur ka vdekur menjehere pas lindjes, thane gjithashtu hetuesit qo do te kryejne teste ADN-je per me shume informacione. Gerhard Sedlacek zedhenes i prokurorise se Sankt-Pölkten, i cilesoi te besueshme deklaratat e Fritzl qe e akuzon te atin per "krime masive". Ky i fundit, 73 vjec u arrestua dje, por nuk ka bere asnje deklarate. Ky rast sekuestrimi u zbulua pas shtrimit ne spital ne mes te prillit te nje vajze te re, 19 vjec, qe u transferua ne gjendje te rende ne spitalin e Amstettenit. Me qellim zbulimin e infeksionit, per momentin misterioz, qe ka prekur vajzen e re Kerstin, mjeket kerkuan me kot te hynin ne kontakt me te emen, Elisabeth Fritzl. Pas ketyre kerkimeve u zbulua dhe sekuestrimi. Nena ishte shpallur e zhdukur qe prej shume vjetesh, madje edhe Interpoli kishte proceduar me hetime te lidhura me zhdukjen e saj. Sipas televizionit publik ORF, nena dhe femijet jane marre ne ngarkim nga nje ekip psikologesh. Austria ka njohur vitet e fundit disa raste sekuestrimesh spektakolare, sic ishte rasti i Natascha Kampusch qe u mbajt per tete vjet nga nje burre ne bodrumin e nje shtepie ne periferi te Vjenes. Por dhe ai i tri vajzave te vogla qe qendruan per shtate te vjet te mbyllura prane Linzit, te detyruara nga nena e tyre, e semure mendore.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika