PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shqiperia, TEC me qymyr ne Kosove


E Hene, 28 Prill 2008

Fajton Ferko

Ne Kosove do te ndertohet nje termocentral me qymyr, i cili do te sherbeje per plotesimin e nevojave me energji te vete ketij shteti si dhe te Shqiperise. Lajmi u be i ditur nga drejtori i pergjithshem i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, gjate nje vizite se bashku me homologun e tij kosovar, Remzi Shahini, ne hidrocentralin e Fierzes. Ky eshte bashkepunimi i pare konkret mes dy vendeve me projekte te tilla te perbashketa, te cilat kane si qellim zgjidhjen e krizave energjetike qe kane pershire shpesh dy korporatat. Duke pasur parasysh qe te dy vendet prodhojne energji me sisteme te ndryshme, njeri hidrik dhe tjetri nga TEC-et, mendohet se ne kombinim me njera-tjetren do te arrijne te sigurojne perballimin e nevoja me energji.

Tashme, Shqiperia me Kosoven do te shkembejne energji sipas kushteve te vendosura ne marreveshjen e firmosur dje mes drejtuesve te korporatave elektroenergjitike te dy vendeve. Kjo marreveshje synon optimizmin dhe harmonizimin e tepricave energjetike si dhe ndihmesen ne raste emergjencash ndermjet dy vendeve. Megjithese mes dy vendeve ka ekzistuar marreveshja per depozitimin e energjise elektrike, duket se tashme dy palet do te mbeshtesin njeri-tjetrin ne rast te problemeve te furnizimit me energji elektrike, duke perfshire ketu edhe riparimin e avarive. Drejtori Bojaxhi, e vleresoi si te rendesishme kete marreveshje e cila do te krijoje kushtet e nevojshme per te shfrytezuar me eficence te dy sistemet. Bojaxhi tha se pavaresisht reshjeve te dendura "jemi ne muajin Prill dhe nuk eshte derdhur asnje pike uje nga kaskada". Keshtu, sipas kesaj marreveshjeje, shkembimi i energjise elektrike do te kryhet ne kufirin Shqiperi - Kosove me qellim per te shfrytezuar tepricat ose mungesat e energjise elektrike. Sipas kushteve te nenshkruara dje, nga ora 06:00 deri ne 22:00 te mbremjes, shkembimi i energjise regjistrohet ne tarife te larte, ndersa gjate nates tarifa do te jete e ulet.

Termocentrali me qymyr qe do te ndertohet ne Kosove me fonde te dy vendeve pritet te jete nje ndihmese e madhe per plotesimin e nevojave per furnizimin me energji elektrike. Drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, deklaroi dje se ndertimi i ketij TEC-i do te behet me fondet e te dy paleve dhe mendohet te zgjidhe problemin e furnizimit me energji. Aktualisht, ne vendin tone eshte hedhur ideja per ndertimin e nje termocentrali te tille, por ende nuk ka asnje gje konkrete pervec deklarates se kompanise se interesuar. Keshtu, sipas deklarimeve te Korporates Shteterore te Energjise greke (PPC) mesohet se ne bashkepunim me kompanine gjermane REE kane hyre ne bisedime per ndertimin e nje termocentrali ne Shqiperi me kapacitet 500-800 MW. Marreveshja ndermjet kompanive per investimin ne fjale pritet te mbyllet ne fund te ketij muaji. Korporata Publike e Energjise greke eshte duke kerkuar partnere qe te ndihmoje ne shtrirjen e kompanise ne Evropen Juglindore. Ketij qellimi i ka sherbyer bashkepunimi me kompanine gjermane RWE.



Sistemi energjetik, nga burime te ndryshme prodhimi

Shqiperia dhe Kosova operojne respektivisht me sistem hidro dhe termo te energjise elektrike, cka krijon terrenin e pershtatshem per depozitimin dhe shkembimin e energjise elektrike ne raste nevojash. Nisur nga kushtet e mira hidrike qe po kalon aktualisht vendi yne Shqiperia po depoziton aktualisht ne Kosove 1.5 milione kwh energji elektrike, qe do te kthehet me te njejtat kushte ne formen e shkembimit. Sipas, KESH-it, mesohet se niveli i Fierzes ka arritur ne 293.36 m dhe si pasoje e reshjeve te shumta rritet cdo dite me 8 centimeter.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika