 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Turizmi, rritet interesi per fluturime nga Rinasi
E Shtune, 26 Prill 2008
Kete vere, Shqiperia pritet te kete rritje te flukseve te udhetimeve per qellime turistike. Ketij fenomeni po i paraprin shtimi i operatoreve qe do te realizojne fluturime nga Aeroporti i Rinasit. Ne fillim te muajit maj, kompania ajrore greke "Aegean Airlines" pritet te nise fluturimet nga dhe drejt Aeroportit Nderkombetar te Rinasit.
Drejtues te politikave te transportit ajror prane Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, thane te premten, per ATSH-ne, se ne prag te sezonit veror turistik pritet nje rritje e numrit te fluturimeve te avioneve nga Aeroporti i Rinasit.
Momentalisht, ne vendin tone operojne 16 kompani ajrore me 31 destinacione te ndryshme fluturimi, nder te cilat nje kompani ajrore vetem ne transport mallrash.
Kompania ajrore greke "Aegean Airlines" ka depozituar prane Drejtorise se Pergjithshme te Aviacionit Civil (DPAC), kerkesen per te nisur fluturime nga dhe drejt aeroportit "Nene Tereza" ne Rinas. Gjithnje e me shume sherbimet e turizmit po zene peshen kryesore ne zhvillimet ekonomike ne vend dhe sidomos ne tregtine e jashtme. Sipas analizes perfundimtare te Bankes se Shqiperise ne lidhje me te ardhurat nga turizmi per vitin 2007, rezulton se prurjet ne ekonomine vendase kane qene 1 miliard euro, te vleresuara 27 per qind me shume, se ato nga eksporti i mallrave. Nderkohe, shpenzimet e shqiptareve ne udhetimet jashte shtetit jane rritur me te njejtat ritme, duke arritur ne rreth 923 milione euro. Bilanci pozitiv ne favor te ekonomise shqiptare eshte 77 milione euro. Per here te pare kete vit sektori i turizmit u ngjit ne krye te klasifikimit per sa i perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte. Per here te pare vlerat monetare qe u perfituan nga turizmi kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet direkt. Ky sektor ka prodhuar nivelin me te larte te shitjeve, te te punesuarve dhe te sherbimeve ne ekonomi gjate 2007.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Elektrolux, prezantohet Kuzhina e Qete
- "Apollon", hapet panairi "Feste 2008"
- Janar-prill, tatimet tejkalojne planin me 30 milione euro
- Buxheti suplementar, 150 milione euro
- Mbikeqyrja e FMN "zevendesim" nga BE
- Zbarkon FMN, ekonomia 2 jave ne skaner
- Shqiperi-Turqi, tregti pa dogana
- Korridori 8, investimet kalojne te portet
- Armo, 20 kompani te interesuara per privatizimin
- Qeveria do t'i jape AMC 150 milione leke
- Firmatot false, jo me ne Shqiperi
- Rritja e cmimeve nuk do te ndalet
- Gerdeci, fondi i demshperblimit kalon ne llogarite bankare
- Procedurat tatimore ne Kushtetuese
- Biznesi: Tatimet nuk mund te bllokojne llogarite bankare
|
|