PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

INSIG, "gjiganti" humb edhe dy vende ne treg


E Shtune, 26 Prill 2008

Blerina Hoxha

Kompania Shteterore e Sigurimeve INSIG, ka rene edhe dy pozicione ne treg gjate ketij viti, duke u renditur e gjashta ne tregun e jo jetes, duke deshmuar keshtu per nje renie te vleres se kompanise ne prag te privatizimit. Shitja e kompanise publike te sigurimeve ka deshtuar per tre vjet radhazi, ndersa kete vit Ministria e Financave pritet te organizoje nje tender te suksesshem per privatizimin, per shkak se tregu shqiptar sigurimeve po shenon nje fare terheqje ndaj investitoreve. Instituti i Sigurimeve INSIG eshte krijuar me 31 korrik 1991 me miratimin e ligjit nga parlamenti shqiptar per krijimin e institutit te Sigurimeve, duke e ndare ate nga Instituti i Arkave te Kursimit dhe Sigurimeve. Keshtu duke qene kompani e pare e licencuar ne tregun e sigurimeve, ajo ka qene lider per shume vite, derisa ne treg u shfaqen kompanite private. Vit pas viti, kompania humbi treg duke leshuar terren te privatet, pavaresisht "monopolit" ne disa sherbime. Administrimi nga shteti edhe ne ish-gjigantin e sigurimeve ka treguar se nuk eshte efektiv. Por me shume se humbja ne treg e njeres prej kompanive me emer, shqetesimi lidhet me faktin se vlerat e kompanise sa vijne e tkurren. Sipas praktikave te meparshme te shitjes se ndermarrjeve shteterore, pozicioni i tyre ne treg eshte themelore per vleren monetare te shitjes. Ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti parashikohet te hapet tenderi per shitjen e kompanise ne nje gare nderkombetare. Privatizimi i INSIG i planifikuar ketu e tre vite me pare nuk ka arritur te realizohet, se nuk ka pasur interesime te favorshme, duke bere qe privatizimi i INSIG-ut te shtyhet per kete vit, pohuan burimet brenda kompanise. Pervec INSIG-ut, ofrojne sherbimet e sigurimeve edhe 9 kompani te tjera. Konkurrenca ne kete drejtim ka bere qe kompania shteterore e sigurimeve, INSIG, te humbe pozicionin lider ne treg. Aktualisht, 39 per qind e aksioneve te INSIG-ut jane ne pronesi te Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Korporates Financiare Nderkombetare (IFC), ndersa pjesa tjeter, 61 per qind e ofruar per shitje eshte nen administrimin e shtetit.














Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika