PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Transporti, lejet kalojne te bashkite


E Shtune, 26 Prill 2008

Leshimi i lejeve per ushtrimin e biznesit te transportit rrugor do te jete kompetence e pushtetit lokal. Deri me tani, procedurat e leshimit, pezullimit dhe heqjes se licencave, lejeve, certifikatave dhe autorizimeve per ushtrimin e veprimtarise ne transportin rrugor jane aplikuar nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit. Ndryshimi i kompetencave eshte bere nepermjet nje udhezimi qe ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit ka bere per kete qellim, njoftuan dje burimet zyrtare te dikasterit te transporteve. Sipas tyre, qellimi i ketyre ndryshimeve eshte lehtesimi i metejshem i procedurave te pranimit ne treg te operatoreve ne fushen e transportit te brendshem rrugor. Ne kete menyre, sherbimet afrohen tek operatoret, duke eliminuar endjet e teperta si dhe duke shkurtuar kohen dhe reduktuar numrin e sporteleve, ne te cilat ata duhet te paraqiten. Burimet zyrtare njoftojne gjithashtu se, ne MPPTT do te qendrojne vetem sherbimet qe kane te bejne me transportin nderkombetar te udhetareve, te cilat jane obligime te shtetit qe burojne nga marreveshjet dypaleshe me shtetet respektive. Megjithate, edhe ky sherbim eshte teresisht i liberalizuar dhe i pakufizuar. Kjo iniciative eshte ne eshte ne perputhje te plote me dhe kornizen ligjore te Bashkimit Evropian. Masat qe po merren kane te bejne me implementimin ne praktike te kesaj kornize. Keshtu, tashme MPPTT delegon te gjitha kompetencat e veta ne fushen e licencimit te transportit rrugor te mallrave dhe udhetareve ne autoritetet e pushtetit lokal dhe agjencive ekzekutive. Licencat per transport udhetaresh dhe mallrash brenda dhe jashte vendit leshohen te shoqeruara me certifikaten e automjetit me te cilin kryhet transporti. Certifikata e automjetit, ne origjinal, mbahet ne bordin e tij dhe sherben si dokument kontrolli. Mbajtesi i saj eshte i detyruar t'ia paraqese ate organeve te kontrollit, me kerkese te tyre. Kerkesa e aplikantit duhet te permbaje llojin e veprimtarise qe kerkon te kryeje, adresen e plote, targat e automjeteve qe do te perdore, me perjashtim te kerkesave per agjenci dhe konsulente. Deshmi penaliteti per administratorin e shoqerise, kontraten, me kohezgjatje te pakten 1-vjecare, me drejtuesin teknik te veprimtarise, qe ploteson kerkesen per kompetence profesionale, dokumenti qe verteton zoterimin e kompetences profesionale, certifikata e kontrollit teknik etj.












Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika