Limitet ndaj femrave dhe "Zonja e celikte" e Italise
E Shtune, 26 Prill 2008
Nga Juela Mecani
Ne boten e biznesit e quajne "zonja e celikte" dhe ka thyer tashme nje rekord per Italine konservatore persa i perket lidershipit femeror ne boten e fuqishme te biznesit. Emma Marcegaglia, me nje plebishit te paster me 99,2% te votave, si kurre ndonjehere, eshte e para grua ne krye te Konfindustrias italiane ne tere historine e saj 100-vjecare.
Me nje Diplome ne Universitetin Bocconi te Milanos, Master ne Nju-Jork, biznesmenia e industrise se celikut, menjehere ne deklaraten e saj te pare per shtyp shprehet se shpreson qe roli i saj si presidente te perfaqesoje nje simbol per te gjitha grate dhe vajzat qe te kene nje pjesemarrje me te gjere ne boten e veshtire por jo te pamundur te biznesit.
Por buzeqesh me ngrohtesi "zonja e industrialisteve italiane" kur nje tufe e madhe me trendafila te kuq i vjen nga Presidenti ne largim, Montezemolo e ndersa qindra industrialistet me te njohur e te famshem te Italise dhe disa edhe te Evropes i ngrihen ne kembe dhe e duartrokasin me ovacion, ajo shprehet se eshte nje dite me emocion por qe duhet t'ia nise nga puna sepse problemet e Italise jane te shumta ne keto momente.
Biznesmenia veshur me nje kostum institucional, zbukuruar vetem nga nje fije perlash, rrezaton krenari dhe pergjegjesi ne cdo hap qe ben dhe fraze qe shpreh.
Forca e saj qendron pikerisht ketu, ne nje ekuiliber perfekt midis gjenialitetit te nje industrialisteje ne nje fushe te veshtire e me rendesi historike si industria e celikut dhe te qenit nje femer e realizuar por qe nuk ka lene ne asnje cast pas vetedijen se eshte burim sharmi e se nuk ka asgje te keqe ketu. Ajo shprehet hapur per pasionin e saj per malet, per tenisin dhe koleksionimin e oreve.
Emma Marcegaglia nuk u largua shume botes se ciles ajo i perkiste dhe ku ishte vetvetja, ndoshta per kete arsye erdhi natyrshem karriera e saj. Ajo nuk u morr me politike, ajo nuk ishte nje first lady e jetes mondane te "Italise elitare". Vetem 21 vjec qe kur perveshi menget seriozisht dhe drejtoi Kompanine Industriale te familjes nderkohe qe priti 10 vite qe te ishte Presidentja e Te rinjve te Konfindustrias italiane (duke qene e para grua edhe ne kete rol). Do te vinte me pas zevendespresidenca e Industrialisteve te Evropes dhe Emma do te tregonte aftesi dhe perkushtim edhe atje.
Detyra e "zonjes se celikte" nuk do te jete aspak e lehte, ne kete moment kaq te veshtire per ekonomine italiane, pas periudhes zgjedhore qe ngriu shume procese dhe reforma e duke perballuar sfida te pashoqe ne fushen apo tematikat sociale, ne sigurine ne pune, ne reformimin e modelit kontraktual, marredheniet ne krize te ekspansionit Italian ne bote, konkurenca me tregjet e reja emergjente etj.
Por e gjithe kjo histori suksesi vjen ne prehrin e nje Italie mjaft keq te perfaqesuar nga figura te rendesishme femerore ne poste kyce si ne politike dhe sidomos ne boten e biznesit. Vetem pak kohe me pare Klasifikimi i njohur "Fortune" tregoi se Italia perfaqesohet vetem nga Marina Berlusconi (e bija e Silvio Berlusconit) ne bote e finances dhe biznesit te kontrolluar me se shumti nga meshkuj rrenjesisht te ngulitur neper pozicione edhe kur nuk u perkasin apo kur grate jane me te afte sa ata.
Ky mjerim na qenka nje problem me se shumti evropian (problem me te cilin edhe ne ne Shqiperi jemi "integruar me se miri") sepse ne te kundert me te ne SHBA roli i gruas menaxhere dhe industrialiste eshte tashme i konsoliduar.
Sipas nje tjeter Klasifikimi prestigjioz te revistes "Forbes" aty ku shkelin grate me pushtet dhe atyre u lihet rol udheheqes ne menaxhim, hapje te tregut, dialog me palet sociale dhe inovacion, ka nje rritje te ndjeshme te te ardhurave te ketyre shoqerive ku ato japin kontributin e tyre.
Keshtu ca shifra nuk na bejne keq e ndoshta na shtyjne ta marrim me seriozisht besimin real tek grate dhe fuqia e tyre ne cdo fushe zhvillimi.
Indiania 51-vjecare Indra Nooyi, administratore e kompanise "Pepsi" hartoi nje plan riorganizimi ne nje kohe krize dhe si me magji e rriti buxhetin e kompanise me 1,9 miliarde $. Anne Mulcany, administratore e "Xerox" harton blerjen e "Global Imaging System" dhe rrit buxhetin me 45%. E keshtu edhe shume shifra te tjera vertetojne se bota femerore nuk eshte perfekt, nuk eshte perhere e lulezuar dhe e kuptuar.
Por vertetojne edhe se kur nje grua apo vajze vertet e zonja perkrahet teksa shpall idete e saja, teksa i mbron apo i zgjeron ato, nuk eshte i rralle fakti qe nje "histori e re suksesi" troket ne porten e shurdher te paragjykimit dhe hap horizonte shprese per te gjitha ato gra dhe vajza qe me te drejte kerkojne dhe pse jo pretendojne me shume nga vetja dhe anasjelltas edhe nga shoqeria dhe shteti.