PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Biznesi, gjobe 5 mije leke


E Shtune, 26 Prill 2008

Nese nje biznes i vogel nuk do te afishoje certifikaten e regjistrimit ne organet tatimore, do te denohet me gjobe 5000 leke. Nje sanksion i tille eshte percaktuar ne projektin me te ri per ndryshimin ligjit "Per sistemin e taksave vendore", i dorezuar ne komisionet parlamentare. Ne kete ligj shtohet nje tjeter takse. Ajo per mosafishimin apo mosparaqitjen e certifikates se regjistrimit qe bizneset e vogla kane bere ne organet tatimore. Keto ndryshime vijne ne kuader te paketes se bere per kundervajtjet administrative dhe denimet perkatese te pothuajse te gjitha ligjeve qe rregullojne tatimet dhe taksat ne vend. Ndryshimet rregullojne masat shtrenguese per denimet ndaj shkeljet e bera. Vetem pak kohe me pare, ne projektligjin per procedurat tatimore u sanksionuan marredheniet e reja ndermjet biznesit dhe tatimeve. Paketa e re ligjore e procedurave tatimore, u shoqerua me gjoba deri ne ndjekje penale ndaj subjekteve te biznesit, te cilat nuk i binden ligjit.

Ne projekt u theksua se gjobat e vendosura per shkelje tatimore administrative mund te hiqen vetem ne rrethana te jashtezakonshme, kur moszbatimi i legjislacionit tatimor eshte shkaktuar nga fatkeqesi natyrore, sic mund te jete vdekja, ose nje semundje e rende e tatimpaguesit. Ne nismen e fundit ligjore, per procedurat tatimore, u percaktua se mosrespektimi i detyrimit per perditesimin e te dhenave te regjistrave, denohet me gjobe 50.000 leke. Ndersa per mosdeklarim ne afat, tatimpaguesi denohet me gjobe 10.000 leke per mos instalim te pajisjeve fiskale me 20.000-100.000 leke. Ligji per procedurat tatimore ka ndryshuar shpesh se fundmi. I miratuar ne vitin 1998, ai ka pesuar ndryshime te pervitshme dhe shpeshhere jo koherente, te cilat e bejne ate jo te pershtatshem per perdorim. Nga ajo periudhe deri me sot jane bere ndryshime te medha ne standardet e ndryshme, qe kane miratuar organizmat nderkombetare, lidhur me transparencen fiskale, permiresimin e klimes ndaj biznesi, luften kunder korrupsionit dhe evazionit, te cilat e bene te domosdoshem hartimin e nje ligji te ri. R.R


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika