Dollari avancon kater pike ndaj euros
E Diele, 27 Prill 2008
Valuta amerikane, dollari, eshte forcuar kater pike ndaj euros, duke shenuar rritjen me te madhe te muajit. Shkak eshte bere parashikimet se Rezerva Federale ne SHBA nuk do te shkurtoje me normen e interesit dhe nga ana tjeter ekonomia e Evropes ka shfaqur shenja renese. Pas ngjitjes ne nivelin 160 cent me date 22 te ketij muaji, dje euro kushtoi 156 cent, duke shenuar nje renie te konsiderueshme ne tri dite. Kjo per shkak se besueshmeria e biznesit ne France dhe Gjermani eshte ne nivelet me te uleta qe nga viti 2005. Dollari ne tregjet nderkombetare u vleresua me 1,2% kete jave. Kjo ecuri e tregjeve globale u reflektua edhe ne tregun vendas, ku nje dollar ka kushtuar 78 leke nga 76 qe ishte nje jave me pare. Ne tregjet nderkombetare, euro ra me 2,4 per qind brenda tri diteve. Gjate ketij viti euro eshte vleresuar 7 per qind ne kembim me dollarin. Shqiperia mbi 75 per qind te marredhenieve tregtare i ka me vendet e Bashkimit Evropian dhe nje vleresimin ose zhvleresimin i euros do te sillte pasoja si ne rritjen e cmimeve, deficitin tregtar dhe ne tregues te tjere. Nderkohe qe, pothuajse te gjitha transaksionet, qe dikur beheshim me dollarin amerikan, tani behen me euro dhe ne kete kendveshtrim, vleresimi apo zhvleresimit i dollarit nuk sjell risk te madh. Gjithashtu, gjithnje e me shume kursimet ne banka po orientohen drejt euros. Ne kete kontekst, ekonomia shqiptare nga nje dollarizim i skajshem po shkon drejt nje euroizimi te skajshem. Mirepo, mbicmimi ose nencmimi i dollarit do te kete pasoja ne rezervat valutore te vendit, nje pjese e te cilave jane te trupezuara dhe te ruajtura ne bankat e huaja ne valuten e amerikane.