 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Mungesa e burses, 647 mije aksione ne treg te zi
E Diele, 27 Prill 2008
Blerina Hoxha
Gjate vitit qe shkoi, rreth 647 mije aksione u tregtuan ne tregun e zi, pavaresisht se, ne Shqiperi ekziston tregu zyrtar per shitjen e kapitaleve, Bursa e Tiranes. Statistikat tregojne se ne vite jane shitur mbi 13 milione aksione ne tregun e zi. Sipas te dhenave te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare ne mungese te nje tregu formal, aksionet vazhdojne te tregtohen ne menyre te paorganizuar, qe konsiston kryesisht ne transaksionet e ekzekutuara mes aksionereve te shoqerive te privatizuar. Ky treg vazhdon te jete aktiv, ndonese nga viti ne vit ka ardhur ne renie, per shkak te konsolidimit te pronesise ne shoqerite e privatizuara. Ne baze te ligjit, "Per Shoqerite Tregtare", te gjithat shoqerite qe kane mbi 50 aksionere duhet te regjistrohen prane nje regjistri te pavarur e te specializuar. Per rrjedhoje, regjistrimi si dhe pastrimi e rregullimi i llogarive per transaksionet e ekzekutuara ne aksione realizohet nga Qendra e Regjistrimit te Aksioneve (QRA). Ne fund te vitit 2007, QRA numeron 49 shoqeri aksionere te regjistruara, 14 prej te cilave jane institucione financiare (3 banka, 10 kompani sigurimesh dhe 1 regjistruar letrash me vlere). Numri i aksioneve te tregtuara ne tregun e paorganizuar gjate vitit 2007 perben rreth 4,76% te te gjithe aksioneve te shoqerive te regjistruara prane QRA-se, cka tregon per shkallen e ulet te likuiditetit qe karakterizon kete treg. Prej kesaj situate tregu i aksioneve mbetet teresisht i pazhvilluar ne rruge zyrtare. Bursa e Tiranes (BT), e krijuar qe ne vitin 1996, eshte shoqeri anonime shteterore me pronar te vetem Ministrine e Financave, e licencuar nga AMF si treg i organizuar i letrave me vlere te borxhit dhe aksioneve. Me gjithe perpjekjet e vazhdueshme, ky institucion nuk ka arritur te behet terheqes per biznesin vendas. Edhe gjate vitit 2007, ne Bursen e Tiranes nuk ka asnje shoqeri tregtare te listuar. Nderkohe, Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare pohon ne raportin vjetor te 2007 se ka nje interes gjithnje e ne rritje te subjekteve te huaja dhe vendase per listime per zhvillimin e aktivitetit te tregut apo ndermjetesimit ne Burse. Nga ana tjeter zhvillimi i shpejte i ekonomise dhe i sektorit financiar shtrojne nevojen e intensifikimit te procesit te zhvillimit te tregut te kapitaleve. AMF sugjeron se qeveria mund te luaje nje rol te rendesishem ne drejtim te nxitjes se zhvillimit te ketij sektori kryesisht nepermjet privatizimit te nje pakete aksionesh te kompanive strategjike shteterore ne tregun e kapitaleve. Nje metode tjeter sipas AMF mund te jete ofrimi i incentivave te ndryshme fiskale e ligjore per te nxitur biznesin vendas te shfrytezoje kete treg dhe listimin ne burse si nje mjet financimi.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Armo, 20 kompani te interesuara per privatizimin
- Kredite, shtrengohen rregullat ndaj bankave
- Nafta, cmimi i importit rritet 17%
- Microsoft nga blerja e Yahoo-se
- Riviera, pergjysmohen afatet e dorezimit te rrugeve
- Elektrolux, prezantohet Kuzhina e Qete
- "Apollon", hapet panairi "Feste 2008"
- Janar-prill, tatimet tejkalojne planin me 30 milione euro
- Buxheti suplementar, 150 milione euro
- Mbikeqyrja e FMN "zevendesim" nga BE
- Zbarkon FMN, ekonomia 2 jave ne skaner
- Shqiperi-Turqi, tregti pa dogana
- Korridori 8, investimet kalojne te portet
- Armo, 20 kompani te interesuara per privatizimin
- Qeveria do t'i jape AMC 150 milione leke
|
|