Partizani e ben avaz, dajak Tiranes
Jeton Selimi
E Diele, 27 Prill 2008
Partizani-Tirana 2-1
Shenues: Dhembi 19’, Bakaj 62’/ Xhafa 52’
Partizani: Shehi, T.Osmani, Pinari, Beqiri, Hallaci, Babamusta, Shkembi (Tafaj 90’+3), Gjyla (Karapici 74’), Muzaka, Dhembi, Bakaj (Abilaliaj 90’)
Trajner: Hasan Lika
Tirana: A.Osmani, Sina, E.Xhafa, Hajdari, Fagu, Hyka, Deliallisi (Gjorevski 46’), Mohelebi, Duro, Fortuzi (Arapi 67’), D.Xhafaj.
Trajner: Sulejman Mema
Gjyqtare: S.Jareci, A.Pregja-D.Rexha
Kartone te verdhe: Mohelebi, Duro, Beqiri, Muzaka
Karton i kuq: Sina (40’)
Asnje tifoz i kuq nuk do ta kishte menduar me mire se kaq. Nje triumf ndaj rivalit te perjetshem dhe nje pergjigje fitores se Dinamos ndaj Elbasanit. Partizani vazhdon te mbaje ritmin e kryesueses dhe kesaj here ben vertet buje! Dy fitore radhazi ne nje sezon ndaj Tiranes nuk ndodhnin prej vitesh, por ndeshja e djeshme ishte me shume se nje fitore, ishte nje spektakel i vertete i dy skuadrave, njera qe lufton per titullin kampion dhe tjetra qe respektoi kampionatin. Takimi nis menjehere nen diktatin e te kuqve, qe kane epersi territoriale ne mesfushe. Ne minuten e nente eshte Babamusta qe nxjerr siper traverses nje gol thuajse te sigurt. Me pas eshte Dhembi, qe rrezikon seriozisht kur godet menjehere rivenien e keqe te portierit A.Osmani, por topi cuditerisht godet rrjeten e jashtme. Aksioni i pare bardheblu vjen ne minuten e 14-te. Nje zbritje e rrezikshme e trios Duro-Hyka-Fortuzi, por topi kalon dy here para pasqyres se portes pa u devijuar nga askush. E treta e verteta per Dhembin. Korcari shfrytezon me se miri krosin e Bakajt nga goditja e denimit dhe me koke e con topin ne rrjete. Minuta e 19-te, Partizani kalon ne avantazh dhe tifozeria e kuqe eshte ne delir. Tirana eshte aty. Kundersulm i rrezikshem i Hykes qe gjen te lire Duron, ky i fundit nxjerr ne pozicion te favorshem Daniel Xhafajn, por gjuajtjen e vlonjatit e pret mrekullisht Shehi. Per t’ia bere jeten me te veshtire bardhebluve, mendon Elvis Sina. Mbrojtesi nderhyn nga pas ndaj Bakajt dhe Jareci e ndeshkon me karton te kuq duke e gjykuar mbrojtes te fundit. Ne pjesen e dyte Tirana eshte me agresive dhe zoteron thuajse tere fushe. Epersia e momentit konkretizohet me gol, kur Duro kroson nga e djathta per Xhafajn qe kesaj here nuk gabon. Minuta e 52’ dhe 1-1. Jane caste te mira per kampionet, por Partizani e rigjen shpejt avantazhin. Kombinim nga kendi Muzaka-Shkembi. Korcari kroson ne zone dhe Elis Bakaj shenon me koke golin e fitores. Por ka edhe me. Klodian Duro humbet nje penallti ne minuten e 71-te. Tefik Osmani rrezon ne zone Xhafajn dhe per Jarecin eshte 11-metersh. Gjuajtja e elbasanasit neutralizohet me se miri nga Orges Shehi, qe shnderrohet ne njeriun e fitores. Pjesa e mbetur e takimit eshte nje spektakel i kuq me shume raste per shenim si dhe dritherime per ta, kur gjuajtja e Hajdarit ne kohen shtese mund te kishte sjelle nje barazim te papritur.
Xhani: Ne mposhtim sistemin
Presidenti i kuq i rikthehet edhe njehere batutes se tij kunder sistemit qe ka zaptuar futbollin shqiptar: “E shikoni sesa lehte fiton Dinamo? Partizani lufton per te marre piket e tij dhe nuk ka bere pazar ne ndeshjet e fundit si ndonje tjeter. Uroj vetem qe Tirana te mos nxjerre ne fushen e lojes skuadren e te rinjve kunder Dinamos meqe do luaje finalen e kupes kunder Vllaznise”.
Hasan Lika: Nje fitore e stermerituar
Shume i lumtur eshte shfaqur ne konferencen e shtypit trajneri i Partizanit, Hasan Lika, qe ka arritur te mposhte Tiranen per heren e dyte me radhe. “Ishte nje fitore me se e merituar. Skuadra luajti shume mire dhe pati vertet shume raste per shenim, por me duhet te theksoj se jam i pakenaqur nga disa lojtare qe duhej te kishin dhene me shume. Kjo fitore eshte per tifozet tane dhe uroj te na sherbeje sa me shume ne rrugen drejt titullit kampion”, deklaron trajneri i te kuqve, Hasan Lika, qe me pas i ben nje shtjellim me te qarte lojes se te tijve. “Dominuam ne pjesen e pare dhe duhej ta kishim mbyllur me shpejt ndeshjen. Penalltia mund te kishte sjelle nje tjeter rrjedhe loje dhe ne nuk duhet te toleronim deri ne ate pike, pasi fitorja ishte vertet e rendesishme”.
Mema: Tirana respekton kampionatin
Nuk ka mundur dot te fitoje nje derbi kur ishte trajner i Partizanit dhe duket se mallkimi po e ndjek edhe ne aventuren e tij te re te Tirana. Dy derbi te luajtur dhe dy humbje, por per Memen ka me shume se kaq. “Tirana respekton kampionatin. E beme kete gje ndaj Partizanit do ta bejme edhe ndaj Dinamos. Me vjen keq qe humbem pasi kishim mundesi te benim me mire. Skuadra u shthur teresisht pas penalltise se humbur. Madje edhe vete Duro e humbi me pas logjiken e lojes. Nuk dua te bej rolin e atij qe ankohet, por mendoj se gjyqtari u nxitua shume ne rastin e kartonit te kuq te Sines. Dalja e tij me te kuqe ndikoi disi, pasi po te ishim me forca te plota, mund te kishim nje tjeter rezultat pas perfundimit te 90 minutave”, deklaroi trajneri Mema.