I paparashikueshmi cari boris, njeriu ideal i lajmit
E Premte, 25 Prill 2008
Nga Oleg Shcedrov*
Ai ishte hero per disa dhe horr per disa te tjere, por per gazetaret qe punonin me te, Boris Jelcin, presidenti i pare rus, ishte njeriu ideal i lajmit - gjithmone i hapur, asnjehere i parashikueshem. Une per pak u rrezova nga karrigia kur, ne vigjilje te Vitit te Ri 1999, u ktheva nga televizori dhe degjova ate te thoshte ''po largohem''. Popullariteti i tij ishte prane nivelit zero dhe gjendja shendetesore, e renduar nga vite te tera betejash politike dhe konsumimi te jashtezakonshem pijesh alkoolike, e lejonte me veshtiresi te kishte me shume se dy ore pune produktive ne dite. Por, mendimi se cari Boris - ashtu sic quhej nga kundershtaret e tij politike per adhurimin qe kishte per pushtetin - do te shnderrohej ne sunduesin e pare te Kremlinit qe jepte doreheqjen me deshiren e tij, tingellonte e paimagjinueshme. Doreheqja e papritur shenoi fundin e nje periudhe 12-vjecare gjate se ciles une njoftoja mbi karrieren e nje prej politikaneve me te spikatur te shekullit te kaluar, udheheqja e te cilit ndryshoi, pertej se njohures, jeten ne vendin me te madh te botes. Takimi im i pare me Jelcinin ndodhi ne qershor te vitit 1988 kur une, si gazetar i ri, isha caktuar te mbuloja nje konference te Partise Komuniste, ku ai, si kryetar i partise per Mosken, cka shihej me sy te keq, sulmoi kundershtaret e tij politike. ''Vendi po zhytet ne korrupsion'', deklaroi Jelcini me ze te larte dhe me fytyre te skuqur, drejtuar nga lideret kryesore te partise. ''Boris, e ke gabim'', iu drejtua Jelcinit ideologu i partise, Jegor Ligacev, ne nje perpjekje per ta turperuar. ''Boris, ke te drejte'', ishte pergjigjja mengjesin e se nesermes, mbi postera, neper mure shkruar me boje-spruco dhe ne shume bluza te stampuara ne te gjithe Mosken. Nje moto per protesta qe solli miliona njerez ne rruge gjate tre viteve te mevonshme kishte lindur. Casti i tij nuk do te vononte te vinte.
GRUSHTI MINOR I SHTETIT
Ne gusht 1991, nje grup komunistesh te vijes se ashper kryen nje grusht shteti, pothuajse minor, kunder liderit reformist sovjetik, Mihail Gorbacov. Jelcini kryesoi rezistencen. Pamjet e tij duke iu drejtuar turmes se perkrahesve, i hipur mbi nje tank, me nje apel pasionant per te kundershtuar grushtin e shtetit, u shnderruan ne nje ikone te udhetimit te mundimshem te Rusise nga komunizmi drejt demokracise. Kujtimet e mia me te gjalla jane ato te Jelcinit duke folur me rojat, gazetaret dhe Mestislav Rostropovicin, virtuozin e violoncelos, i cili u kthye nga jashte shtetit per te mbeshtetur ata qe kundeshtonin grushtin e shtetit, ne nje seli ne nje breg lumi, e njohur si ''Shtepia e Bardhe''. ''Njerezit me te mire jane me ne, kjo eshte ajo qe duhet te jete dhe arsyeja qe ne do te fitojme'', deklaroi ai. Vetem dy vjet me vone, Jelcini dergoi tanket per te gjuajtur drejt ''Shtepise se Bardhe'', ku kundershtaret qe ai kishte akuzuar per perpjekje per rikthimin e komunizmit, ishin shnderruar ne barrikada njerezore, pas perpjekjeve per nje grusht shteti kunder tij, ne tetor te vitit 1993. Ky konfrontim, ku vdiqen qindra vete, shkaterroi vetem reputacionin e Jelcinit, i kompromentuar nga nje fillim i keq i reformave te tregut, ku miliona ruse kishin mbetur pa asnje kopek. Por, cari Boris nuk tregoi shenja lekundjeje. ''Nuk do te kete rikthim ne komunizem'', deklaroi Jelcini, ne fjalimin e pare publik pas grushtit te shtetit. Testi i tij i ardhshem me i veshtire erdhi ne perpjekjen per rizgjedhjen ne postin e presidentit, ne vitin 1996. I dobesuar nga probleme te vazhdueshme dhe serioze me zemren dhe i poshteruar nga deshtimi i tij per te eliminuar separatizmin cecen, Jelcini u perball me nje rigjallerim te kundershtareve komuniste. Mjeket e tij thane se Jelcini nuk do t'i mbijetonte nje fushate elektorale. Keshilltaret e vijes se ashper i sugjeruan ta linte menjane fushaten, por cari Boris tha ''jo''. Ai shkarkoi njeriun me agresiv te shpures se tij, Aleksander Korzhakovin, i cili kishte qene per nje kohe te gjate edhe truproja e tij dhe iu fut nje aventure te re. Une e kujtoj Jelcinin, te plakur dhe ne gjendje jo te mire shendetesore gjate nje turi ne Rusine Qendrore, i transformuar brenda disa sekondash ne nje lider te harlisur, ne nje stadium ne qytetin Kazan. Ai kerceu disa lloj vallesh popullore, perfshire edhe kozakcen, duke ngazellyer turmat me shumice te rinjsh deri ne eksitim, duke iu kerkuar atyre ''te votonin me zemer'' per te dhe jo per komunistet. Turma i pergjigjej me thirrje ne kor. Kritiket thone se sponsorizimet e medha nga biznesmenet e fuqishem mundesuan rizgjedhjen e Jelcinit. Por, kujtimet nga ajo fushate elektorale qartesojne nje gje. Ne fund te fundit, ajo qe ka me teper rendesi eshte personaliteti.
(*) Reuters