Inflacioni, pagat rriten ne korrik 15-20%
E Premte, 25 Prill 2008
Efektet negative qe mund te krijoje rritja e cmimeve ne artikujt ushqimore do te kompensohet nepermjet rritjes vjetore te pagave dhe pensioneve. Ministri i Financave, Ridvan Bode, shpjegoi dje se, kompensim nepermjet indeksimit nenkuptohet rritja e pagave dhe pensioneve ne gjashtemujorin e dyte te cdo viti mbi normen e inflacionit. Keshtu, ekonomia shqiptare ne tetevjecarin e fundit ka reflektuar ne nje inflacion qe nuk i kaluar kufirin maksimal prej 4 per qind. Ndersa qeverite gjate ketyre viteve i kane rritur pagat dhe pensionet me shume se 4 per qind. Ministria e Financave sqaron nepermjet eksperteve te saj se, i ashtuquajturi indeksim eshte rritja e pagave dhe pensioneve qe do te aplikohet me 1 korrik te ketij viti nga 15-20 per qind. Normat me te larta te rritjes do te perfitojne sektoret e arsimit dhe shendetesise me 18-22 per qind. Ekspertet ne Ministrine e Financave shpjegojne se norma e rritjes se pagave ka qene disa fish me e larte se norma e inflacionit. Pavaresisht rritjes se cmimeve per buken dhe vajin kryesisht, inflacioni per muajin janar arriti 3 per qind. Por, qeveria indekson pagat ne ritmet e rritjes se inflacionit ose me shume se ky tregues vetem nje here ne vit. Procesi i indeksimit nuk eshte risi, por aplikohet vit per vit, por eshte ajo qe publiku e njeh me rritje pagash dhe pensionesh. Ndersa ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se "qeveria eshte deklaruar qe nuk do te kete nderhyrje as ne cmime dhe as te kontrolloje cmimet". Sipas tij, nuk mund te jete qeveria nje aktor ne ekonomi, te bleje dhe te shese. "Ajo qe mund te beje qeveria eshte te kompensoje teresisht efektet qe vijne nga dinamika e tregut dhe inflacioni perben nje prej dinamikave me te rendesishme te tregut", tha Bode. Dhe kjo, sipas eksperteve te Financave, do te behet duke rritur rrogat dhe pensionet mbi ritmet e nivelit te pergjithshem. Tremujori i pare i vitit ne vijim flet per nje inflacion te dukshem ne shume vende te botes dhe te rajonit, per shkak te rritjes globale te cmimeve te ushqimeve. Per tremujorin e pare te ketij viti, ne Bullgari inflacioni shenoi nivelin 14%, ne Rumani 9%, ndersa Hungaria, Maqedonia, vendet e tjera te rajonit kane nje nivel perseri me te larte se Shqiperia.