PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Regjistrohet statuti, futbolli qesh

Jeton Selimi
E Premte, 25 Prill 2008

Diten e hene, Federata Shqiptare e Futbollit dorezoi ne gjykaten e Tiranes, nepermjet sekretarit Bici, statutin e firmosur nga ministri Pango dhe te aprovuar nga FSHF. Dje, e enjte, vetem kater dite me pas, gjykata i ka pershpejtuar ritmet dhe ka regjistruar statutin e FSHF-se, duke e legjitimuar perfundimisht ate. Sot, 24 ore pas firmosjes se statutit, kryetari i Komisionit te Krizave ne FIFA, Zherom Shampanj, do te ndertoje nje raport mbi situaten dhe do t'ia dorezoje me pas Komitetit Ekzekutiv te institucionit me te madh futbollistik ne bote. Pritet ajo qe u premtua, heqja e pezullimit ndaj futbollit kuqezi. Kete e konfirmon shefi i zyres se shtypit ne FSHF, Tritan Kokona, qe zberthen teresisht proceduren e punes qe do te ndiqet nga FIFA. "Me regjistrimin e statutit ne gjykate, i hapet me ne fund rruga heqjes se pezullimit te dhene nga FIFA e UEFA. Situata aktuale do te merret shume shpejt ne shqyrtim nga dy organizmat me te larte. Eshte zoti Zherom Shampanj, qe, si kryetar i Komisionit te Krizave, do te beje nje raportim te hollesishem te Komisioni i Emergjencave dhe, brenda dy ditesh, raporti do te kaloje ne duart e Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s, i cili do te jape verdiktin e tij. Ajo qe ne presim, eshte heqja perfundimtare e pezullimit dhe rikthimin ne normalitet te futbollit shqiptar", deklaroi per "KJ" shefi i zyres se shtypit ne FSHF, Tritan Kokona. Kronologjia e ngjarjeve deri te regjistrimi i statutit nuk paraqet aspak nje panorame te qete. Marredheniet e tensionuara mes MTKRS-se dhe FSHF-se nuk premtonin asgje te mire, pavaresisht se "Zeusi-FIFA" kishte leshuar rrufene e tij mbi futbollin shqiptar. Ishte nderhyrja e Presidentit te Republikes, Bamir Topit, ajo qe solli edhe kthesen e madhe. Por, pavaresisht se statuti ka kaluar edhe proven e fundit, Gjykaten e Rrethit Tirane vazhdon te mbetet nje hendek mes MTKRS-se dhe FSHF-se, neni 53, i cili do te qendroje i ngrire deri ne nje vendim te dyte. Jeta futbollistike pritet te kthehet ne normalitet. Vendimi i pare, qe pritet te marre UEFA menjehere pas heqjes se pezullimit, eshte caktimi i dates se takimit zyrtar mes skuadrave Shpresa te Shqiperise dhe Greqise, takim i cili ishte planifikuar te zhvillohej ne fund te muajit mars. Por ka te reja edhe ne lidhje me miqesoren e anuluar kunder Polonise. Nese heqja e pezullimit ndodh brenda kesaj jave, pritet qe FIFA te luaje rolin e ndermjetesit me federaten polake, qe kjo e fundit te luaje takimin e fundit te majit, sipas planit te bere me pare, pra me Kombetares kuqezi. Natyrisht, i pari qe do te gezohet do te jete padyshim trajneri Ari Han, i cili i pa te lekundura pozitat e tij pas vendimit te pezullimit dhe anulimit te miqesoreve.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika