PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Debatet per NATO-n


E Enjte, 24 Prill 2008

Andrew F. Tully*

Manjati i medias, Rupert Murdoch, eshte i mendimit se Evropes i mungon gatishmeria politike dhe kultura sociale per te kontribuuar ne kuptimin e plote ne operacionet e NATO-s. Ai ka bere thirrje qe NATO-ja te zgjerohet duke perfshire edhe vendet joevropiane dhe se ideja e "Perendimit" duhet te zhvillohet pertej kuptimit gjeografik dhe te ridefinohet si nje "komunitet i vlerave dhe institucioneve". Sikurse Murdoch, edhe Patrick Thaddeus Jackson e sheh Afganistanin si ceshtje vendimtare per rolin e NATO-s ne shekullin e 21-te. Zoti Jackson, profesor i marredhenieve nderkombetare ne Universitetin Amerikan ne Uashington, thote se Afganistani eshte shembull i mire se aleanca veri-atlantike eshte duke e bere punen per te cilen edhe eshte krijuar.

Per z.Jackson, propozimet e z.Murdoch tingellojne si marreveshje biznesi, me te cilen shtetet pajtohen te punojne bashkerisht per nje synim afatshkurter dhe specifik dhe pastaj secila pale shkon rruges se vet, pasi te jete permbushur synimi. Megjithate, ai thote se edhe NATO-ja, sikurse edhe aleancat tjera te fuqishme, eshte me shume nje martese, ne te cilen ndahen vlerat qe shkojne pertej zotimeve specifike. Per shkak te perkushtimeve te perbashketa me Evropen, Jackson thote se eshte gati e paimagjinueshme per Shtetet e Bashkuara qe ne menyre dramatike te ndryshojne strukturen baze te NATO-s. "E vetmja menyre, e cila do te kishte kuptim per Shtetet e Bashkuara te thone se nuk do ta bejne me nje gje te ketille, eshte nese ato e shohin veten si nje shtet qe nuk ka perkushtime te vecanta me Evropen. Me kete do te nenkuptohej fundi i kesaj aleance qe ne e quajme perendimore dhe fundi i marredhenieve transatlantike", thote Jacskon nga Universiteti Amerikan ne Uashington. Per te, ideja e krijimit te aleancave te ndryshme per secilen krize vec e vec i ngjason pak koalicionit te vullnetit te mire te presidentit George Bush ne Irak.

Por, Michael Rubin beson se Shtetet e Bashkuara duhet qe pikerisht keshtu t'i aranzhojne aleancat e tyre, te cilat ai i quan aleanca ad-hoc te vullnetit te mire. Rubin eshte ekspert i marredhenieve nderkombetare ne Institutin Amerikan. Sipas tij, NATO-ja mbase nuk ka nevoje te shperbehet, por, padyshim, ka nevoje te ndryshoje formen se si udhehiqet, mbi te gjitha per shkak te fraksioneve. "Nje pjese e problemit qendron tek Evropa, ku shume politikane kane deshire te flasin per unitetin evropian, me gjithe faktin se Bashkimi Evropian ende vepron me rreth 20 politika te jashtme. Nuk mund te shohim veprime serioze nga Gjermania ne raport me Afganistanin per shembull, deri pas zgjedhjeve gjermane dhe keshtu nuk mund te udhehiqet nje operacion stabilizimi", thote Rubin.

Natyrisht, thote ai, propozimet e Robert Murdoch nuk jane domosdoshmerish perfekt. Koalicionet ad-hoc te vullnetit te mire nuk kane nevoje ta zevendesojne NATO-n, por vete fakti se alternativat ekzistojne, mund ta nxise kete aleance ta rishqyrtoje perkushtimin e saj ne misionin qe ka.

Radio Evropa e Lire


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika