PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Procedurat tatimore, debat per hetimin nga inspektoret e Tatimet


E Enjte, 24 Prill 2008

Komisioni i Ekonomise eshte perfshire nga debate te forta mes deputeteve gjate diskutimit nen per nen te projektligji "Per procedurat tatimore". Shkak per keto debate eshte bere nje nen i draftit, qe parashikon neni i cili percakton se hetimi tatimor per bizneset qe dyshohen se kryejne evazion fiskal, apo krim ekonomik, do te behet nga vete inspektoret e Tatim-Taksave. Deputetet e opozites kane pretenduar se hetimi nuk eshte kompetence e tatimoreve dhe do te veshtiresoje akoma me shume marredhenien e kesaj administrate me sipermarrjen private. "Atmosfera e tatimeve me biznesin eshte bere shume e rende dhe funksioni i hetimit tatimor e veshtireson akoma me shume. Ka nje Polici Gjyqesore qe mund t'i kryeje keto hetime", deklaroi Shpetim Idrizi, deputet i Partise Socialiste. Ekspertet e Ministrise se Financave, qe mbrojne ne komision draftin, kane shpjeguar se ky model zbatohet ne disa vende te zhvilluara, si dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pavaresisht kundershtimeve te opozites, me shumice votash, Komisioni parlamentar i Ekonomise e ka lene ne fuqi variantin e qeverise per hetimin tatimor. Deputetet e mazhorances kane miratuar edhe nje tjeter nen shume te kundershtuar nga komuniteti i biznesit, strukturen e apelimit. Varianti i qeverise eshte qe subjektet private te ankohen ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve per gjobat e vendosura nga tatimoret, nderkohe qe biznesi kishte kerkuar ngritjen e Gjykates Administrative, si institucion i pavarur ose ne te kundert, lenien ne fuqi te sistemit te vjeter, ku biznesi, pervecse te tatimet, ankoheshin te nje komision qe funksiononte ne Ministrine e Financave, ne perberje te se cilit kishte edhe perfaqesues te sipermarrjes. Ligji i ri parashikon shkrirjen e kesaj strukture, duke i hapur rruge arbitraritetit te tatimoreve, ashtu sic pretendon edhe biznesi. Sipas perfaqesuesit te biznesit, ne keto procedura te reja eshte hequr pikerisht Komisioni i Apelimit ne Ministrine e Financave, brenda te cilit kishte te pranishem edhe perfaqesues te biznesit. "Ajo qe ka ndodhur eshte se eshte hequr Komisioni i Apelimit, qe kishte njefare pavaresie dhe qe kishte njefare drejtesie ne konfliktet mes subjekteve dhe administrates, ndersa lihet vetem Drejtoria e Apelimit ne Drejtorine e pergjithshme te Tatimeve, qe ne njeqind per qind te rasteve eshte ne favor te Administrates Tatimore. Pra, nje fakt i tille priret qe gjithmone te mbroje administraten", kane deklaruar ata.



Projektligji i ri

Qeveria ka ndermarre per kete vit zbatimin e procedurave te reja tatimor. Permes nje ligji te ri, i cili pritet te hyje ne fuqi brenda 2008-es, pritet nje permiresim cilesor ne kuadrin ligjor tatimor, si ne mirefunksionimin e Administrates Tatimore, ashtu edhe ne ofrimin e sherbimeve publike ndaj tatimpaguesve. Ky ligj pritet t'i jape fund cdo informalitetit ne administraten e Tatimeve, nderkaq pritet qe dhe vete biznesi te hyje ne nje dimension me te plote formalizimi te veprimtarise tij.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika