OBT dhe anetaresimi i Kosoves
E Merkure, 23 Prill 2008
Nadie Ahmeti*
Pas shpalljes se pavaresise, institucionet e Kosoves kane filluar bisedimet per anetaresimin e Kosoves ne Organizaten Boterore te Tregtise. Keshtu thote Naser Osmani, zevendesminister i Tregtise dhe Industrise, duke shtuar se tashme eshte duke u diskutuar per menyrat dhe kriteret per anetaresim ne kete organizate. Osmani, nderkaq, pohon se Qeveria e Kosoves shume shpejt do ta dergoje aplikacionin ne kete organizate per anetaresim. Ne jemi vetem ne hapat e pare te procedurave. Kemi marre eksperte qe e njohin kete lemi dhe shpresojme se ne vijim do t'i kemi shume te qarta procedurat dhe kushtet qe duhet te plotesohen, per t'u permbushur standardet per te qene anetare e barabarte e Organizates Boterore te Tregtise. Ne fillim, ne do te jemi vetem vezhgues, deri sa te plotesohen ato procedura”, thote Osmani. Kosova, per t'u bere anetare me te drejta te plota ne kete organizate, duhet te plotesoje disa kritere. Naser Osmani thote se nje nder kushtet kryesore ka qene anetaresimi i Kosoves ne Marreveshjen per Tregti te Lire me Evropen Juglindore, qe njihet me emrin CEFTA. Nderkaq, per standardet tjera te kerkuara, Ministria e Tregtise eshte duke punuar me perkushtim te madh ne kete drejtim, thote Osmani. “Ne jemi anetare te CEFTA-s dhe jemi me te miret ne kete organizate rajonale. Fjala eshte per eliminimin e disa barrierave, ku ne vetem kemi arritur rezultate te lakmueshme ne kete drejtim; eshte fjala per barriera doganore dhe disa kushte tjera qe jane te procedurave me formale", shprehet Osmani.
Kosova perfiton nga anetaresimi ne Organizaten Boterore te Tregtise, pasi ne kete menyre merr te drejten e garancise qe eksportet e saj do te gezojne trajtimin e statusit te kombit me te favorizuar ne te gjitha vendet e kesaj organizate. “Rendesia e kesaj eshte e nje qarkullimi me te mire te mallrave dhe bashkepunimit doganor per tregtim te produkteve te ndryshme. E mira e gjithe kesaj eshte se Kosova behet anetare e barabarte me te gjitha organizatat boterore qe jane anetare fuqiplote dhe ne nje tregti te pakufi me produkte te ndryshme”, - thote Osmani.
Edhe eksperte per ceshtje ekonomike pohojne se anetaresimi ne kete organizate do t'i hape rruge Kosoves per nje zhvillim te mire ekonomik. Ali Jakupi pohon se kjo ceshtje do te kete rezultate edhe ne aspektin politik. “Se pari, perfiton se behet anetare me disa shtete qe i kane disa benificione. Ka mundesi qe te plasohet me kembime tregtare ne vende te ndryshme; fiton pervoje. Me rendesi eshte qe politikisht je anetar dhe ke ate aspektin qe njihesh nderkombetarisht; e dyta, merr pervoja teknike, meson dhe i pergatit kuadrot e Kosoves qe te behen partnere konkurrente”, thote Jakupi.
Nderkohe, Organizata Boterore e Tregtise eshte e vetmja organizate nderkombetare qe merret me percaktimin e rregullave te funksionimit te tregtise ndermjet vendeve anetare. Ne kete organizate boterore, e cila eshte e permasave te OKB-se, bejne pjese 150 vende te botes, kurse rreth 30 te tjera jane ne proces anetaresimi, qe perfaqesojne mbi 97 per qind te shkembimeve tregtare boterore.
(*) Analiste, Radio Evropa e Lire