PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Zbrazja e planetit


E Merkure, 23 Prill 2008

Nga Paul Krugman

Nente vjet me pare, “The Economist” botoi nje shkrim te gjate mbi naften, e cila ne ate kohe shitej per 10 USD/fucine. Revista paralajmeronte se kjo mund te mos zgjaste per shume kohe. Ne vend te kesaj, ajo sugjeronte, se nafta mund te binte ne 5 USD/fuci. Sidoqofte, THE ECONOMIST pohonte se bota perballej "me perspektiven e naftes se lire dhe me bollek ne te ardhmen e afert". Javen e kaluar nafta arriti 117 USD/fuci.

Nuk eshte vetem nafta qe ka sfiduar vetekenaqesine e para disa viteve. Cmimet e ushqimeve gjithashtu jane rritur, ashtu sic ka ndodhur me cmimet e metaleve kryesore. Dhe rritja globale ne cmimet e lendeve te para eshte duke rigjalleruar nje pyetje per te cilen ne nuk e kemi degjuar shume prej viteve 1970: Kufizimi i furnizimeve te burimeve natyrore a do te perbeje ne te ardhmen nje pengese per rritjen ekonomike boterore?

Se si ju do t’i pergjigjeni kesaj pyetje ne nje mase te madhe do te varet nga ajo se cfare besoni ju se po shkakton rritjen e cmimeve te ketyre burimeve.

Duke folur ne pergjithesi, ka tre pikepamje konkurruese”

E para eshte se kjo kryesisht eshte spekulim – qe investitoret, deshirojne fitime te larta ne nje kohe qe taksat e interesit jane te uleta, jane duke u dyndur ne produktet e se ardhmes, duke rritur cmimet. Sipas kesaj ideje, nje dite shume shpejt flluska do te shpertheje dhe cmimet e larta te lendeve te para do te marrin rrugen e Pets.com.

Pikepamja e dyte eshte se rritja e cmimeve te lendeve te para, ne fakt, ka nje baze ne themelet e saj – vecanerisht rritja e vazhdueshme e kerkeses nga kinezet e etur per ushqime dhe per te ngare makinat – por kjo per shkak te kohes do te kerkoje mbjelljen e me shume siperfaqeve toke dhe rritja e furnizimeve do t’i shtyje serish mbrapa cmimet.

Pikepamja e trete eshte qe epoka e burimeve me cmime te lira ka perfunduar per mire – qe ne jemi duke zbrazur naften, duke zbrazur token per te zgjeruar prodhimin e artikujve ushqimore dhe ne pergjithesi duke shfrytezuar planetin. Une e konsideroj vetveten midis pikepamjes se dyte dhe asaj te trete.

Ka disa njerez shume te zgjuar – jo me pak, Xhorxh Soros, te cilet besojne se ne jemi ne nje flluske artikuj te perdorimit te gjere (megjithese Soros thote se kjo flluske eshte akoma "ne fazen e saj te rritjes"). Sidoqofte, problemi im me kete pikepamje eshte ky: Ku jane listat e artikujve?

Normalisht, spekulimi con ne rritjen e cmimeve te artikujve duke nxitur reklamat e medha. Sipas te dhenave, nuk ka shenja te reklamave per lendet e para: inventaret e ushqimeve dhe te metaleve jane afer apo ne limitet e tyre historike, nderkohe qe inventaret e naftes jane krejt normale.

Argumenti me i mire per pikepamjen e dyte, qe brejtja e burimeve eshte reale, por e perkohshme, eshte nje ngjashmeri e forte midis asaj qe ne jemi duke pare tani dhe krizes se lendeve te para te viteve 1970.

Ajo qe amerikanet kujtojne me shume nga vitet 1970 jane cmimet e larta te naftes dhe radhet e gjata ne pikat e furnizimit me karburant. Por atje ka pasur edhe nje krize te rende globale ushqimore, e cila shkaktoi shume vuajtje ne arkat e supermarketeve. Me kujtohet 1974 si viti i Hamburger Helper dhe, akoma me e rendesishme, por ai ndihmoi te shkaktonte nje uri shkaterrimtare ne vendet me te varfra.

Ne retrospektive, boom i lendeve te para i 1972-1975 ishte sipas te gjitha gjasave rezultat i rritjes se shpejte te ekonomise boterore qe la pas furnizimet me lende te para, duke u kombinuar me efektet e kohes se keqe dhe konflikteve ne Lindjen e Mesme. Eventualisht, fati i keq perfundoi, toka te reja u kultivuan, burime te reja nafte u zbuluan ne Gjirin e Meksikes dhe ne Detin e Veriut, dhe cmimet e lendeve te para serish u ulen.

Por kesaj here mund te jete ndryshe: shqetesimet mbi ate qe mund te ndodhe kur nje ekonomi boterore gjithnje ne rritje do te shtyhet serish tani drejt limiteve te nje rrethi te paracaktuar te planetit i cili tani eshte me i prekshem sesa ne vitet 1970.

Per nje gje, une nuk pres qe rritja ekonomike ne Kine do te ngadalesohet befas ne nje te ardhme te afert. Ky eshte kontrasti i madh me ate qe ka ndodhur ne vitet 1970, kur rritja ne Japoni dhe Evrope, ekonomite ne rritje te asaj periudhe, shkoi drejt renies – dhe ne kete menyre ushtroi shume presion ndaj lendeve te para ne bote.

Nderkohe, burimet serish jane bere te veshtira per t’u gjetur. Zbulimet e rezervave te medha te naftes, ne vecanti jane bere gjithnje e me te pakta dhe me te larta, dhe ne vitet e fundit prodhimi i naftes nga burimet e reja mezi ka qene i mjaftueshem per te kompensuar renien e prodhimit nga burimet ekzistuese.

Dhe koha e keqe qe ka prekur prodhimin bujqesor kesaj here eshte duke u dukur gjithnje e me thelbesore dhe permanente sesa El-Ninjo dhe La Ninja, te cilat prishen prodhimin bujqesor 35 vjet me pare. Ne vecanti, Australia, eshte tani ne vitin e 10 te nje thatesire qe duket gjithnje e me shume si nje shprehje e ndryshimeve afatgjata klimaterike. Supozojme se ne realisht jemi duke ecur kunder limiteve globale. Cfare do te thote kjo?

Edhe nese rezulton se ne realisht jemi ne ose ne prag te pikut te prodhimit boteror te naftes, kjo nuk do te thote se ne dite ne duhet te themi: "O Zot! Ne sapo mbaruam naften". Dhe te shikojme shembjen e qyteterimit ne nje anarki te tipit "Mad Max".

Por vendet e pasura do te perballen vazhdimisht me presione ndaj ekonomive te tyre si pasoje e rritjes se cmimeve te lendeve te para, duke e bere me te veshtire per ta qe te rrisin standardet e tyre te jeteses. Edhe disa vende te varfra do ta gjejne veten duke jetuar ne menyre te rrezikshme shume prane buzes se gremines ose mbi te.

Mos shikoni tani, por kohet e bukura mbase kane mbaruar se perserituri.

THE INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika