PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Fiera Del Levante, 3 dite ne sherbim te konsumatoreve


E Merkure, 23 Prill 2008

Te gjithe qytetaret do te kene mundesi te jene pjese e panairit te Fiera del Levante, nga datat 20 e deri me 23 maj. Ashtu si cdo vit, ne kete panair do te marrin pjese biznese ne sektore te ndryshem, si energji, infrastrukture dhe sherbime, produkte bankare dhe kooperim, kulture, mjedis, sherbime per qytetarin dhe sipermarrjen, bujqesi dhe produkte agro-ushqimore, ndertim, mobilie dhe aksesore per shtepine, fashion dhe mallra konsumi. E vendosur ne Pallatin e Kongreseve, aty nuk kane munguar as shumellojshmeria e produkteve te ekspozuara, por as te interesuarit per t’i pare e per t’i provuar ato. Keshtu, ekspozita po zhvillohet ne zona tematike qe prekin te gjithe sektoret paresore te ekonomise se Shqiperise dhe te vendeve te tjera nderkufitare (Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Turqia). Jo rastesisht eshte perzgjedhur si nentitull i manifestimit “Epersia cilesore italiane per zhvillimin e Ballkanit”. Ne kete hapesire Shqiperia eshte pikerisht vendi me me shume lidhje historike me Italine, ku me shume se kudo tjeter eshte e perhapur gjuha italiane dhe ne te cilin marredheniet e hershme historike me Italine perforcohen nga viti ne vit. Ne fakt, Italia eshte partneri me i madh tregtar i Shqiperise: investimet mesatare te sipermarrjeve italiane kapin nje vlere fillestare te deklaruar rreth 500 mije euro, duke punesuar mesatarisht rreth 100 nepunes dhe specialiste. Perqendrimi me i madh i tyre (rreth 75 per qind) regjistrohet ndermjet Tiranes, Krujes, Durresit dhe Kavajes. Vlora dhe Jugu i vendit perfaqesojne 15 per qind te preferencave te investitoreve italiane, e cila zbret perfundimisht ne 5 per qind ne rrethet veriore te Shqiperise (Shkoder, Puke, Kukes etj.) Kontaktet ndermjet dy vendeve jane favorizuar nga nje rritje ekonomike e Shqiperise e cila ne 2007 ka arritur rreth 5 per qind nga rritja e shkembimeve tregtare. Me kete manifestim Fiera del Levante konfirmon edhe nje here vemendjen e saj drejt nje hapesire ballkanike, me nje potencial prej 200 milione konsumatoresh. Ajo eshte nje ngjarje strategjike nga pikepamja tregtare, por vlen te verehet edhe si nje mundesi per zhvillimin lokal.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika