Borxhi, shqetesohen ekspertet
E Merkure, 23 Prill 2008
Borxhi i marre nga qeveria shqiptare per te financuar ndertimin e rruges Durres-Kukes, ka sjelle shqetesimin jo vetem te eksperteve vendas, por edhe te institucionet financiare nderkombetare. Ne nje takim te organizuar dje per diskutimin e buxhetit te vitit 2008, eksperti i financave publike, Gjergj Teneqexhiu, u shpreh se “deficiti eshte rritur tre here me teper krahasuar me nje vit me pare”. Deficiti buxhetor per 2008-en do te jete 7,9 per qind e Produktit te Brendshem, duke tejkaluar me me shume se 50 per qind limitin per te cilin qeveria dhe FMN kishin rene dakord vitin e kaluar. Pikerisht per kete arsye, ish- zevendesministrja e Financave, Adriana Berber,i nuk ka ngurruar te kritikoje FMN, per heshtjen e saj. "Na ndodhi kur kishim marreveshje me FMN, kriza e likuiditetit ne 2001 e po ashtu edhe rritja e deficitit ne 2008 po na ndodh kur kemi marrrveshje me FMN", u shpreh Berberi. Sipas saj, “ky vit ka nje buxhet, ku deficiti ne menyre absurde ka nje tendence qe duhet te konsolidohet, rritet vetem per nje rruge, e cila eshte shume e rendesishme, por qe, ne fund te fundit, tregoi qe nuk ishte e parapergatitur me projekte”. Por, perfaqesuesja e FMN u pergjigj se Fondi, po e sheh me shqetesim rritjen e deficitit dhe nuk do qendroje indiferent perballe kesaj situate. Sipas saj, ne fillim te muajit maj nje mision tjeter i FMN-se do te vije ne Shqiperi dhe do te rishikohet perseri situata.