Tirane-Prishtine, gati projekti
E Merkure, 23 Prill 2008
Operatori i Sistemit te Transmetimit ka filluar punen edhe per ndertimin e linjes 400 kv Tirane-Prishtine. Per kete linje, eshte kryer fizibiliteti para 4 vjetesh nga nje kompani italiane per palen kosovare, por ky studim vlen edhe per Shqiperine. Ky studim i eshte dhene KFE-se, e cila do ta rifreskoje edhe njehere. Me pas do te fillojne procedurat per financimin e kesaj linje. Sipas te dhenave, procedurat e financimit zakonisht zgjatin minimalisht nje vit dhe pas nenshkrimit te kontrates duhen dy vjet per te ndertuar linjen. Keto jane projekte madhore dhe linja 400 kilovolt Tirane-Prishtine, eshte nje ‘autostrade’ energjetike, pra eshte shume e rendesishme nga pikepamja energjetike. Ndertimi i kesaj linje ka dy avantazhe. E para eshte qe behet optimizimi ndermjet dy sistemeve, sepse ne prodhojme energji me uje dhe Kosova me qymyr. E dyta, pritet qe ne Kosove, te ndertohet nje termocentral i ri me fuqi te madhe, nga ku mund te importoj energji jo vetem Shqiperia po i gjithe rajoni.