PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

“Energjia, krizat mbarojne para vitit 2009”


E Merkure, 23 Prill 2008

Diten e hene me 21 Prill, OST filloi remontin e parashikuar te linjes 400 kv Elbasan-Kardia (Greqi), i cili do te vazhdoj deri ne fund te javes. Ky remont kryhet i koordinuar edhe me palen greke dhe do te sjelle ulje te importit te energjise elektrike. Kalimi i linjes 400 kv Shqiperi-Greqi ne remont sic e kemi theksuar dhe ne njoftimet tona, nuk do te kete ndikim te madh ne furnizimin e konsumatoreve me energji elektrike. Furnizimi do te mbulohet nga burimet e vendit, kufizime te vogla mund te kete vetem ne oret e pikut ku dhe ngarkesa ne rrjet eshte me e larte.

Ne cilen faze ndodhet ndertimi i linjes 400 kv Elbasan-Tirane-Podgorice, duke pasur parasysh se ndertimi i saj ka nje afat perfundimi ne mesin e vitit 2009?

Ndertimi i linjes se interkoneksionit me Podgoricen ka dy pjese, nje ne territorin shqiptar dhe pjesen tjeter ne ate malazez. Ndertimi i tyre behet nga e njejta kompani. Kontrata per ndertimin e tyre ka kohe qe eshte nenshkruar. Por gjate kesaj kohe kompania ka kryer studimin topografik nga Tirana deri ne Podgorice. Pas studimit topografik eshte kryer edhe studimi gjeologjik dhe ne funksion te tyre, firma ka bere edhe testimin e shtyllave. Theksoj se para pak kohesh ka nisur edhe implementimi i projektit ne vend, praktikisht kane nisur te hapen gropat per vendosjen e bazamenteve te shtyllave. Pra, ka filluar procesi i ndertimit ne terren te linjes, e cila, sipas kontrates, do te mbaroje ne tremujorin e trete te vitit 2009, ose me sakte ne fillim te shtatorit te 2009. Ajo cka eshte edhe shume e rendesishme per t’u permendur eshte fakti se tashme eshte nenshkruar kontrata per linjen Tirane-Elbasan. Ndertimi i kesaj linje eshte shume i rendesishem, pasi linja Tirana-Podgorice po nuk u ndertua kjo linje eshte e pakuptimte. Me ndertimin e kesaj linje mbyllet unaza rajonale e linjes 400 kv. Per linjen Tirane-Elbasan, eshte nenshkruar kontrata me palen italiane dhe specialistet kane filluar punen ne terren per te bere matjet topografike. Me pas do te vazhdohet me studimin gjeologjik dhe projektin e linjes dhe sipas kontrates te dyja keto linja do te mbarojne ne te njejten kohe.

Me perfundim e kesaj linje sa rritet kapaciteti importues?

Une mendoj qe problemet e importit te energjise do te zgjidhen para vitit 2009, sepse Maqedonia, Greqia dhe Shqiperia marrin energji nga nje linje, e cila eshte Bullgari-Greqi dhe kjo linje mbingarkohet. Kete vit pritet te mbaroje linja 400kv Bullgari-Maqedoni dhe si rezultat do te rriten aftesite importuese ne gjithe rajonin. Ndersa mbarimi i linjes Elbasan-Tirane-Podgorice, do te rrise ndjeshem kapacitetet importuese. Por, ajo e cila eshte me e rendesishme per mua si inxhinier, eshte fakti qe me perfundimin e kesaj linje rritet ndjeshem siguria ne pune.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika