Libani shfaq interes per privatizimin e ARMO-s
E Merkure, 23 Prill 2008
Fatjona Mejdini
Nje delegacion me zyrtare dhe biznesmene libaneze shprehu dje interesimin ne lidhje me sektorin e naftes ne vend dhe per procesin e privatizimit te kompanise shteterore te naftes ARMO. Keshtu, delegacioni libanez gjate nje takimi qe paten me kryetarin e Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes, Gjoke Uldedaj, tregoi interes ne lidhje me sektorin vendas te naftes. Kryetari i Unionit te Dhomave te Tregtise se Libise, El Hadi Elfahim, duke paraqitur kompanite libiane, kerkoi nje informacion te detajuar mbi mundesite e investimeve te te dy paleve ne te dy vendet. El Hadi Elfaim shprehu interesin e qarte se fushat me te kerkuara per investime libiane ne Shqiperi, jane nafta dhe privatizimi i ARMO-s. Ai kerkoi dhe mundesine e nenshkrimit te nje marreveshjeje mes dy paleve, per te krijuar te gjitha lehtesirat e nevojshme, sidomos ne taksimin e dyfishte. Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Tirane, Gjoke Uldedaj, vleresoi interesin e biznesit libian per t'u bere pjese ne tregun shqiptar, duke theksuar se se afermi, mes dy dhomave do te nenshkruhet edhe nje marreveshje bashkepunimi. UIdedaj dha nje informacion te detajuar se cilat jane fushat qe investitoret e Libanit mund te investojne ne Shqiperi, duke u ndalur ne privatizimin e ARMO-s, OSSH-se, INSIG-ut, ku shteti ka aksionet me te medha, si nje mundesi investimesh per biznesin e Libise. Po keshtu delegacioni libanez, i kryesuar nga zv.ministri per Punet e Jashtme dhe Bashkepunimin Ekonomik, Abdulati I. Alobidi, pati nje takim edhe me kreun e qeverise, Berisha. Kryeministri Berisha i shprehu delegacionit te Libise mirenjohje per mbeshtetjen e vazhdueshme qe vendi i tyre i ka dhene Shqiperise. Me tej, Kryeministri i siguroi bashkebiseduesit se qeveria shqiptare eshte e vendosur te intensifikoje me tej marredheniet dhe bashkepunimin ndermjet dy vendeve. Kryeministri Berisha i njohu ata me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare dhe kryesisht ne fushen ekonomike, duke krijuar nje klime biznesi te favorshme ne vend. Sipas tij, Shqiperia eshte nje vend i pershtatshem per investime dhe se biznesi libian eshte i mirepritur per te investuar ne Shqiperi ne fushen e turizmit, ne hidroenergjetike, ne fushen minerale, ne arsim, kulture etj. Kryeministri Berisha u percolli atyre pershendetjet me te perzemerta per liderin e Libise, Kolonel Al-Gaddafit dhe e ftoi ate per nje vizite ne Shqiperi.
Nga ana e tij, Abdulati I. Alobidi e falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen dhe e siguroi se Libia mbetet e vendosur per te vazhduar me tej bashkepunimin ndermjet dy vendeve ne te gjitha fushat.
Ai u shpreh se Libia do te nxise investitoret e saj per te investuar ne Shqiperi dhe inkurajon marreveshjen per shmangien e takses se dyfishte. Ne kete takim, bashkebiseduesit diskutuan edhe mbi zhvillimet ne rajon, ne vecanti per situaten pas shpalljes se pavaresise se Kosoves.