Keshilli i Sigurimit dhe roli ne Kosove
E Marte, 22 Prill 2008
Albana Isufi*
Njohes te se drejtes nderkombetare thone se Keshilli i Sigurimit ka rastin e fundit qe te dale juridikisht nga qorrsokaku i futur ne lidhje me statusin e Kosoves. Juristet kosovare thone se shpallja e pavaresise de facto e ka shfuqizuar Rezoluten 1244, por, sipas tyre, per te dale nga situata e krijuar, KS duhet ta shfuqizoje vete rezoluten.
Vazhdimin e diskutimeve te Keshillit te Sigurimit cdo tre muaj per Kosoven, edhe pas shpalljes se pavaresise se saj, juristet dhe njohes te se drejtes nderkombetare ne Kosove e vleresojne si dicka qe nuk i sjell asnje dobi realitetit te ri te krijuar ne terren. Shpallja e pavaresise se Kosoves ka nxjerre nga loja Keshillin e Sigurimit. Megjithate, mbetja ne fuqi e Rezolutes 1244, sipas juristeve kosovare, i le nje shteg Keshillit te Sigurimit qe edhe me tej te mblidhet per Kosoven, mbledhje keto qe, sipas tyre, perfundim te vetem, kane deshtimin.
Profesori i se Drejtes Kushtetuese ne Universitetin e Prishtines, Avdullah Robaj, thote se eshte koha e fundit qe Keshilli i Sigurimit te dale nga kjo situate e paqarte. "Keshilli i Sigurimit e ka rastin e fundit qe te dale juridikisht nga ky qorrsokak, meqe nga 5 anetaret e KS-se, tre tashme e kane njohur Kosoven, Kina mban qendrim neutral dhe vetem Rusia kundershton ate. Pra, vetem nje e pesta eshte kunder pavaresise. Kjo tregon nje shantazh te Rusise, qe do te imponohet dhe ne aspektin nderkombetar; kjo nuk kuptohet si e drejte. Prandaj, KS e ka nje mundesi qe ta shfuqizoje kete rezolute dhe te dale ndershmerisht nga kjo situate. Perndryshe, konsideroj se me kete pozicion te paqarte dhe konfuz, e qet vetveten nga loja dhe ate kokulur", thote Robaj.
Por, juristi Ilir Dugolli vlereson se edhe me tej Keshilli i Sigurimit do te pretendoje se eshte autoriteti kryesor, qe ka te drejte te merret me ceshtjen e Kosoves, pavaresisht rezultateve negative qe dalin nga cdo diskutim per Kosoven. "Me faktin qe Rezoluta 1244 ka mbetur ne fuqi, atehere KS ka te drejte te diskutoje. Megjithate, une nuk shoh hapesire per vendimmarrje permbajtjesore, nuk shoh hapesire qe te beje dicka dhe te kompensoje paaftesine e vet per te marre vendim, kur me shume se nje vit me pare kishte tere kohen ne dispozicion", shprehet Dugolli.
Megjithate, mosarritja e nje konsensusi per Kosoven brenda Keshillit te Sigurimit ka edhe refleksionet e veta ne terren. Pasoje e kesaj, Kosova, sipas Robajt, aktualisht qeveriset nga kater pushtete. "Ne Kosove nuk kemi rend juridik, sepse rend juridik eshte kur kemi nje adrese te sakte dhe nje akt ligjor, sic eshte Kushtetuta. Tani nuk kemi, por kemi kater pushtete: kemi ate te Republikes se Kosoves, UNMIK-ut, EULEX-it dhe te Serbise. Keto e pengojne Kosoven, por une mendoj se organet e pushtetit duhet te jene me te fuqishme dhe shtetesine dhe sovranitetin ta zbatojne ne tere territorin e saj", thote Robaj.
Ne anen tjeter, Ilir Dugolli thote se pengesa me e madhe qe mund t'i vije Kosoves nga Keshilli i Sigurimit, eshte pamundesia per t'u anetaresuar ne institucionet financiare nderkombetare te Kombeve te Bashkuara. "Rruga e anetaresimit te Kosoves ne OKB kalon permes Keshillit te Sigurimit dhe pa i neutralizuar votat negative ne KS, nuk di se si mund te ece ky proces i anetaresimit, nuk ka ndonje mundesi tjeter, gjase reale qe te ndodhe. Kjo eshte pengese serioze", tha Dugolli.
Duke marre parasysh pervojen e vitit te kaluar, kur Keshilli i Sigurimit deshtoi te marre nje qendrim unanim per statusin e Kosoves, kosovaret shprehin skepticizem per cdo nisme qe eventualisht mund te dale nga ky organ.
(*) Publiciste, Radio Evropa e Lire