Njollat e erreta te Ballkanit*
E Marte, 22 Prill 2008
Bullgaria dhe Rumania nuk pritej te mundnin krimin e organizuar dhe korrupsionin diten qe ato iu bashkuan Bashkimit Evropian, ne janar 2007. Por, ato kane bere kaq pak perparime saqe deshtimi i tyre eshte duke u bere nje telash per BE. Dy vrasje me pagese ne Bullgari kete muaj jane nje kujtim i ashper i realitetit ne nje vend qe ka regjistruar 120 vrasje te pazbuluara te stilit mafioz prej 2001. Doreheqja e Ruem Petkov, minister i Brendshem, pas takimit me persona te dyshuar si boset e krimit, konfirmon kete panorame te zymte. Ne Rumani, pozicioni eshte me i mire: Korrupsioni, jo krimi i organizuar, eshte ceshtja kryesore; reformat e kerkuara nga BE-ja kunder marrjes se ryshfeteve kane qene shtyre si pasoje e makinacioneve politike.
BE-ja u vuri te dyja vendeve kushte per t'u futur ne BE, duke perfshire nje periudhe monitorimi trevjecare. Nese Sofja ose Bukureshti shkelin rregullat ekonomike te BE-se, ato mund te perballen me penalitete financiare, duke perfshire ndalimin e pagesave te medha financiare. Nese ato thyejne rregullat e drejtesise, vendet e tjera anetare mund te refuzojne qe te njohin vendimet e gjykatave te tyre. Nuk ka ndeshkime eksplicite financiare, por Brukseli mund te aplikoje presione, p.sh., duke kontrolluar fluksin e ndihmave per abuzime te mundshme. Ai ka nisur aktualisht tre hetime ne Bullgari.
Me Komisionin Evropian duhet te raportoje serish mbi keto dy vende ne qershor, BE-ja duhet te studioje mundesine e rritjes se temperatures. Ajo mund te filloje duke zgjeruar fushen e veprimit te hetimeve te saja mbi ndihmat. Kjo gjithashtu mund te shikohet si sanksione politike. Neni 7 i Traktatit te BE-se lejon Unionin qe te pezulloje te drejtat e votimit te nje vendi anetar per prishje "serioze dhe te vazhdueshme" te parimeve te BE-se, duke perfshire te drejtat e njeriut dhe shtetin e se drejtes.
Nuk do te jete e veshtire te argumentohet se te drejtat e njeriut ne Bullgari jane te kercenuara me 120 vrasje te pazbuluara. Nuk do te jete e pamundur te evidentosh shkeljen e shtetit te se drejtes nga ana e parlamentareve rumune, kur ata i kane kthyer reformat ligjore ne nje loje. BE-ja me te drejte i shikon sanksionet politike si ekstreme. Ato rrezikojne te minojne reformatoret ne te dy vendet. Ato gjithashtu mund te cojne ne pasoja te padeshirueshme diplomatike, per shkak te influences ruse gjithnje ne rritje ne Ballkan.
Por, shume shpejt mund te jete koha per te filluar neper kete rruge, mbase me sanksione informale politike bilaterale te atij lloji qe vendet anetare te BE-se aplikuan kur Partia e Lirise e ekstremit te djathte hyri ne qeverine austriake me 2000.
Sidoqofte, ka kufizime per influencen nga jashte. Me shume se 50 vjet anetaresim ne BE nuk e kane ndihmuar Italine qe te mundi Mafien. Pergjegjesia kryesore per te pastruar Rumanine dhe Bullgarine nuk ndodhet ne Bruksel, por ne Bukuresht dhe Sofje. Qeverite duhet te veprojne - dhe votuesit duhet te sigurojne qe ato te veprojne ne kete menyre.
(*) Editoriali i djeshem i "The Financial Times"