PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pushimet, duam me shume jashte Shqiperise


E Hene, 21 Prill 2008

Jemi ne prag te muajve te nxehte te veres. Si cdo vit, mendja e te gjitheve shkon tek pyetja "e stermundimshme": "Ku do t'i kalojme pushimet sivjet"?.

Per te testuar opinionin e lexuesve, gazeta "Koha Jone" organizoi gjate javes qe sapo u mbyll, sondazhin me pyetjen: "Vera po afron, ju ku preferoni te pushoni?".

Ne kete sondazh moren pjese 1200 lexues. Pjesa me e madhe e tyre, i dhane voten deshires qe pushimet ti kalojne jashte Shqiperise. Per kete opsion, votuan 43.68 per qind e lexuesve.

Nderkohe nje numer zonash turistike te vendit ishin rreshtuar ne perzgjedhjen per pushime "tipike shqiptare".

Me i preferuari doli bregdeti i Durresit dhe i Vlores, qe ishin zgjedhje e 26.84 per qind te votuesve. Menjehere pas tyre u rendit plazhi i Velipojes qe "rrembeu" 24.04 per qind te 1200 votave. Kurse Saranda u rendit pas saj me 23.68 per qind te votave. Bregdeti i Dhermiut "perlau" 15.26 per qind te 1200 votave ne sondazhin on line dhe 14.04 per qind, plazhi i Himares. Mbi 13.50 per qind e lexuesve qe votuan ne kete sondazh, kane konsideruar si zgjedhjen e tyre, plazhin e Shengjinit. Kurse 12.11 per qind e kilikuesve, zgjodhen bregun liqenor per pushimet e ketij viti, duke votuar Pogradecin.

Rritja e cmimeve, shteti duhet te nderhyje

Ne mbare mediat boterore eshte duke u folur prej javesh te tera, per dukurine shqetesuese te rritjes se cmimeve. Ne shume vende ka pasur dhe vijojne, protesta deri edhe te dhunshme kunder rritjes se nivelit te varferise. Ndersa ne vende te zhvilluara si Shtetet e Bashkuara, sidomos rritja e cmimit te karburantit, eshte kthyer ne radhet e qytetareve ne nje dukuri te papranueshme. kujtojme ketu se paga mesatare mujore e amerikaneve eshte jo me e vogel se tre mije USD, (250 mije leke), ndersa cmimi i karburantit ka arritur ne 0.70 USD (56 leke). Ne rastin e amerikaneve, shteti deklaroi nderhyrjen e tij ne dobi te qytetareve. Presidenti Bush, pohoi se duke nisur nga fundi i ketij muaji, te gjithe qytetaret do te rimbursohen me ceqe dhe kreditim direkt ne llogarite bankare, per te mos ndjere shtrenjtimin e jeteses.

Duke u nisur nga fakti se kriza nderkombetare preku jo pak edhe Shqiperine dhe jo vetem porsa i perket karburantit por dhe artikujve te konsumit te perditshem, "Koha Jone" organizoi javen e kaluar ne faqen e saj zyrtare te internetit, sondazhin: "A duhet te limitoje shteti perqindjen e fitimit te tregtareve?

Ne sondazh moren pjese rreth 350 lexues. Nder ta, pjesa me e madhe (250) konsideruan se shteti duhet te nderhyje per te frenuar rritjen e cmimeve. Nje numer i vogel prej 65 vetesh, dhane pergjigje mohuese dhe pjesa tjeter ishin pa qendrim ne pergjigjen e tyre per sondazhin ekonomik.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika