 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Debati per Tiranen, "rikthehet" Brojka
E Hene, 21 Prill 2008
Ish kryetari i Bashkise se Tiranes eshte fituesi i sondazhit te javes qe u mbyll ne faqen e internetit te "Koha Jone". Albert Brojka eshte rikthyer ne vemendjen e publikut pasi mori pjese ne debatin qe u ndez ne lidhje me rindertimin e qendres se kryeqytetit. Brojka ka marre 43.2 per qind te 2600 votave kryesisht nga emigrantet tane neper bote. Ish kryetari i bashkise me te madhe te vendit, perfaqesues i Partise Demokratike, eshte terhequr prej vitesh nga politika aktive prane forces me te cilen aktivizohej me pare. Brojka mori pjese ne debatin e evidentuar dhe ne faqet e "Koha Jone", ne lidhje me ndryshimet e propozuara ne qender te Tiranes. Nje prej tyre qe u be pike e nxehte e debatit, ishte nese duhet te hiqej teresisht apo te ulej ne nivel, monumenti i heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Ne lidhje me keto propozime qe do t'i sillnin nje pamje te re kryeqytetit, Brojka vleresoi se ishin te papranueshme. ai tha se modernizimi i qendres se Tiranes mund te behej shume mire edhe pa u prekur vlerat kombetare-historike, si monumenti ne fjale etj.
I dyti ne renditjen e me te votuarve ne "Personazhin e javes" se www.kohajone.com, ishte aktori i mirenjohur i kinematografise, Rikard Ljarja. Ne kuadrin e 65-vjetorit te lindjes, Ljarja ka mbledhur 24.9 per qind te 2600 votave nga lexues ne Shqiperi dhe jashte saj. Gjate aktivitetit qe solli ne vemendje ditelindjen e tij, koleget e Ljarjes kujtuan shume nga castet e jetes artistike per dekada te tera ne role te ndryshme kinematografike.
Politika ishte ne plan "te trete" ne votat e lexuesve on line te gazetes "Koha Jone". Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka marre 17.9 per qind te totalit prej 2600 votash gjate shtate diteve te kaluara, duke u renditur i treti ne listen e "Personazhit te javes". Meta mori vleresimet per deklaratat e tij kunder dy partive kryesore ne vend. Vecanerisht Meta leshoi "romuze' ndaj kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Ish-kryeministri dhe nje nder drejtuesit kryesore ne vite te PS-se, Meta deklaroi se ne dem te opozites, Edi Rama eshte duke bashkepunuar "fort" me kryeministrin Berisha, ne kuadrin e ndryshimeve ligjore qe lidhen me reformen zgjedhore.
Ministri i Financave Ridvan Bode, ka marre 13.9 per qind te mese 2600 votave qe u "hodhen" javen e kaluar nga lexuesit ne sondazhin kryesor te "Koha Jone" ne faqen e saj on line. Bode u vleresua per akuzat financiare qe ai leshoi ne forme kujtese ndaj bashkive ne vend. Sipas Bodes, te gjitha bashkite e vendit nuk po i mbledhin taksat duke krijuar boshlleqe serioze ne arken e shtetit. ed.ku
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Shengen per Ballkanin", votohet Basha
- Detyrimet e shteteve, Topi fiton sondazhin
- Personazhi online, votohet kryeministri
- Sondazhi, votohet mesazhi i Berishes
- Nisma per dosjet, Bumci me i votuari
- Kritikat ndaj qeverise, fitore per Xhufin
- Kritika per servilet, Triumf per Zogajn
- Gjykata e larte “shpall” Topin fitues
- Shqiptaret ne BE pa viza, fitore per Lulzim Bashen
- Debati per Himaren, votohet historiani
- Aspirata per BE, e para Topalli
- Personazhi i javes, "lufte" Nano-Topi
- Hetimet mbi Gerdecin, votat per Ina Ramen
- Kushtetuta me PS-ne, votohet Berisha
- Debati per Tiranen, "rikthehet" Brojka
|
|