 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Ne Shqiperi, ku ndodhen dhe 100 mije tone municione
E Diele, 20 Prill 2008
Nikolas Kulish*
Aksidentet ndodhin. Por kur nje fabrike merr fshatare pa pervoje per te cmontuar me duar dhe vare mijera predha ne dite, eshte e veshtire ta quash katastrofen vdekjeprurese qe pason thjesht aksident. Shperthimi i nje depoje ne Shqiperi, muajin e kaluar, shkaktoi tre kratere te medha, me i madhi rreth 30 metra dhe mori 26 jete. Deshmitaret okulare e krahasuan ate me shperthimin e bombes atomike. "M'u duk sikur fluturuam", tha Razije Telhai, e cila tha se vala e kishte flakur 20 m. Tani shqiptaret pyesin se si ky shtet, i cili kete muaj u ftua te anetaresohet ne NATO, mund te lejonte veprimtarine e nje qendre te tille kaq afer autostrades, shume afer aeroportit te kryeqytetit, i cili u demtua nga goditja e vales. Afer zones se shperthimit, te premten, ish-punetore nisen nje proteste, qe ata e quajten te paren e protestave te perditshme per te kerkuar kompensime te metejshme per rrogat e humbura, demtimet dhe vuajtjen. Deri tani kane marre rreth 1300 dollare secili.
Familjet e viktimave ankohen se qeveria nuk beri shume per mbrojtjen e te dashurve te tyre. "Ne s'kemi perkrahje, ketu nuk ka drejtesi", tha Gezim Cani, 23 vjec, i cili pas shperthimit u kthye nga Italia, ku punon ne ndertim, i trembur per jeten e babait te tij, dhe mesoi se ne fabrike kishte punuar edhe nena e tij. Ajo nuk i kishte treguar per te mos e shqetesuar. Te dy u vrane. Ne fillimi te tragjedise, ministri i Mbrojtjes dha doreheqjen dhe Kryeministri Sali Berisha eshte vendosur nen presion te forte nga grupet e demtuara dhe opozita politike. Ai ka ngritur nje sere pikepyetjesh mes shqiptareve ne lidhje me qeverine e tyre dhe korrupsionin e rrenjosur ne kete vend te Ballkanit jugor, nje problem i dokumentuar prej kohesh, por asnjehere i ilustruar ne menyre kaq konkrete dhe te tmerrshme. Shperthimi nxori ne drite edhe nje problem me te pergjithshem, megjithese pak i rene ne sy, frekuencen e shperthimeve vdekjeprurese te municioneve konvencionale. Sipas sondazhit te Small Arms Survey, nje grupi studimor me qender ne Gjeneve, ne bote ka pasur me shume se nje duzine shperthimesh te depove me municion cdo vit, gjate shtate viteve te fundit. Ky grup ka dokumentuar 153 shperthime ne vitet 1995-2007, dhe, ne nje raport te muajit janar, tha se "ishin te mundshme" shperthime te tjera te pa raportuara. Shperthimet e njohura vrane te pakten 2575 vete, megjithese nje shperthim ne Nigeri ne vitin 2002 perfshinte gjysmen e viktimave. Ajo qe ndodhi ne Shqiperi ne mars, nuk ishte thjesht nje aksident ne nje depo shteterore. Punetoret e punesuar nga kontraktore private cmontonin municion dhe pjeset e tyre, tunxh dhe baruti, shiteshin, nje sipermarrje e majme ne nje kohe cmimesh ne qiell. Shqiperia, shume e militarizuar gjate sundimit te gjate diktatorit Enver Hoxha, eshte e mbushur me stoqe te medha municioni nga Lufta e Ftohte. Qeveria e Shteteve te Bashkuara, tani qe perkrahese e palekundur e Shqiperise, e cila ia ka kthyer nderin me dergimin e trupave ne Irak dhe Afganistan, ka garantuar per shitjen e arsenalit te shkaterruar.
Korrikun e kaluar, me nje asistence amerikane me shume se 50 milione dollare, Shqiperia perfundoi shkaterrimin e 16 tone arme kimike. Departamenti i Shtetit tha se ky eshte vendi i pare qe e realizonte kete nga gjithe vendet e Marreveshjes se Armeve Kimike, e cila hyri ne fuqi ne vitin 1997 dhe i detyron vendet firmetare te shkaterrojne stoqet e tyre.
Shtetet e Bashkuara harxhuan 2 milione te tjera per shkaterrimin e armeve te kalibrit te vogel dhe municion ne Shqiperi gjate vitit 2007.
Por Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise tha javen e kaluar se edhe pas disa muajve pune ketu ne Gerdec, serish do te mbeten 100 mije tone municion, prej te cilave vetem 10 per qind ishte i nevojshem per forcat e armatosura. Pjesa tjeter eshte e destinuar per cmontim.
***
Partia Socialiste vazhdon te kerkoje doreheqjen e zotit Berisha. "Kjo eshte e nevojshme per t'i hapur rrugen Prokurorise se Pergjithshme te hetoje", tha Valentina Leskaj, kryetarja e Grupit parlamentar socialist.
Berisha ka mohuar cdo lloj pjesemarrjeje ne marreveshjet e armeve apo ne fabriken e Gerdecit. Permes nje zedheneseje, Kryeministri tha javen e kaluar se ishte i gatshem te perballej me votebesim ne Parlament, per te cilin edhe opozita thote qe ai do fitoje. Kjo i le te mbijetuarit zemeruar. "Askush nuk merr pergjegjesine e asaj qe ndodhi", tha zoti Kaca. Duke mos pasur lajme per fatin e te shoqes, pas kerkimit ne morg dhe spitale, ai me ne fund u kthye ne vendin e fabrikes. Dy dite pas shperthimit, ai u fut fshehtazi te vendi i fabrikes. Ai gjeti kater trupa te vendi qe kishte punuar vete, asnjeri nuk njihej nga djegia. Javen e kaluar, provat e ADN konfirmuan se gruaja tij kishte vdekur. "Ne fund, ne jemi ata qe paguajme", tha zoti Kaca. "Ne jemi ata qe vuajme."
Fabrikat e shkaterrimit te armeve
Para ndertimit te fabrikes se Gerdecit, ekzistonin dy fabrika shteterore per shkaterrimin e municionit. Por puna e tyre ishte jashtezakonisht e ngadalte. "Ne donim ta shkaterronim sa me shpejt te ishte e mundur kete stok", tha Gazmend Oketa, ish-zevendeskryeminister dhe tani minister i Mbrojtjes, ne nje interviste te madhe, me flamurin e NATO-s mbi tavoline. "Puna me keto dy fabrika, me kapacitete te kufizuara, do te na merrte nje kohe shume te gjate". Per te shpejtuar procesin, qeveria shqiptare i dha kontratat nje kompanie me qender ne Karolinen e Jugut, Southern Ammunition Co., e cila punonte me nje kompani vendase te njohur si "Albademil". Kontrata e pare mes agjencise shteterore te eksportit te armeve dhe Southern Ammunition ishte per shkaterrimin e municionit te kalibrit te vogel, kryesisht 7,62 mm. Ne dhjetor u firmos nje kontrate tjeter, per municion me kaliber me te madhe, perfshi predha 152 mm.
*Marre me shkurtime nga Nju Jork Times
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Ne Shqiperi, ku ndodhen dhe 100 mije tone municione
- Bukuresht, dy dite, per nje pritje te gjate!
- Burgu i Burrelit ku "bujtin te fortet"
- Te vuash se ke shtat te shkurter
- Vdekja dhe jeta, 8 dite me pas
- Durres-Kukes, rruga qe po "pjell" kasolle
- Afganistani, si e pashe tmerrin e luftes
- Perjetimi live i ngjarjes se shekullit
- 72 ore per 96 vjet!
- Lapraka, nje qytet prane metropolit
- Saimiri, ushqim dhe pije falas per te gjithe
- Ekspres ne Kalimash
- Gurra e Domgjonit, si u zhduken milionat
- Ne agoni nga SIDA, femija pret... jete
- Tokio, 72 ore ne Perandorine e Diellit!
|
|