Kredi 100 milione euro, Albtelekom nis nga e para
E Shtune, 19 Prill 2008
Blerina Hoxha
Kompania e telefonise fikse Albtelekom do te ribehet nga e para, qe nga shtrirja e rrjetit dhe sherbimet qe do te ofrohen. Ketij qellimi do te sherbeje nje kredi 100 milione euro qe pronari i ri kompanise "Calik Group" mori dje nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe Banka e Detit te Zi per Tregti dhe Zhvillim. Albtelekom, ne baze te ketij investimi, do te zhvilloje, shtoje dhe permiresoje rrjetin aktual, do te rrite kapacitetet dhe po ashtu edhe cilesine e sherbimeve te telekomunikacionit. Me kete kredi telefonia fikse pritet te shtrihet ne 60 per qind te popullsise nga vetem 10 per qind qe eshte aktualisht. Me teper sesa nje marreveshje kredie, presidenti i Calik Group, Ahmet Calik, tha se, "investimi me vlere totale prej 100 milione eurosh, qe do te ndikoje ne zhvillimin ekonomik te Shqiperise dhe per modernizimin dhe riberjen e Albtelekom". Ecuria e numrit te perdoruesve tregon se, telefonia fikse eshte zhvilluar me ritme shume me te uleta se telefonia celulare, per shkak te pronesise qe shteti kishte mbi kompanine e telefonise fikse. Ndersa ne vitin 2000 jane 153 mije perdorues fiks dhe 29 mije perdorues celulare, ne fund te vitit 2007 numri i perdoruesve fiks eshte 291 mije dhe me shume se 2 milione perdorues celulare. Sipas nje bilanci me te fundit mbi zhvillimet e telefonise fikse, numri i pajtimtareve te rrjeteve fikse ka ngelur ne nivele te uleta, pavaresisht licencimit qe prej vitit 2000, te operatoreve rurale, te cilet kane pasur te drejten per ndertimin dhe operimin e rrjeteve te telefonise fikse ne zonat rurale. Megjithese numri i operatoreve rurale te licencuar eshte i madh ne rreth 55 subjekte, numri i perdoruesve te ketyre operatoreve eshte i vogel dhe vleresohet te jete rreth 30 mije. Sipas te dhenave, numri i ulet i pajtimtareve te rrjeteve fiks reflektohet edhe nga niveli 10% i penetrimit te perdoruesve fiks, qe perben nivelin me te ulet ne Evrope. Vendi me i afert me Shqiperine eshte Rumania, e cila ka penetrim me shume se dy here me te larte per 100 banore. Nga ecuria e ndryshimit te numrit te perdoruesve te Albtelekom, vihet re se rritja me e madhe vjetore ka ndodhur ne vitin 1997 (rritje 35%). Kjo norme e larte rritjeje (me dy shifra), ka qene prezent ne periudhen 1996-1999. Periudha 2000-2006 karakterizohet nga ritme te uleta te rritjes se numrit te perdoruesve, pervec vitit 2001, ne te cilin eshte vene re nje rritje prej 29% ne krahasim me vitin 2000, si dhe numrin me te madh te perdoruesve te rinj: 44 mije. Struktura e thirrjeve te pajtimtareve te Albtelekom eshte e ndryshme nga struktura e thirrjeve te pajtimtareve te rrjeteve rurale. Pjesen me te madhe te thirrjeve te Albtelekom e zene thirrjet lokale, ndersa per operatoret rurale thirrjet drejt Albtelekom. Grupi Calik, mori 76 per qind te Albtelekom pas privatizimit qe nisi me tenderin ne vitin 2005, dhe duke dhene shumen prej 120 milione eurosh u be nje nga investitoret e huaj me te medhenj ne vend. Grupi Calik, edhe ne kuader te strategjise rajonale te rritjes, pak kohe me pare, beri pjese te tij edhe banken e dyte me te madhe ne Shqiperi, Banka Kombetare Tregtare. 80 per qind e aksioneve te operatorit te telefonise fikse Albtelekom dhe operatorit me te ri celular Eagle Mobile, zoterohen nga CETEL, kompani telekomunikacioni e Grupit Calik. 20 per qind e aksioneve zoterohen nga Turk Telecom. CETEL, me Marreveshjen per Operacione te Perbashketa ne sherbimet operacionale te Albtelekom punon se bashku me Turk Telecom. Aktualisht Albtelekom mbulon rreth 10 per qind te popullsise se Shqiperise qe shenon 3,2 milione banore. CETEL po punon qe mundesia e lidhjes me Albtelekom te arrije ne me shume se 60 per qind te popullsise, duke arritur standardet e Evropes Perendimore.